11 Maj – Octavius Winslow

“Duke qenë i bindur për këtë, se ai që nisi një punë të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit.” Filipianëve‬ ‭1:6‬

Doktrina e dinjitetit personal të Frymës na jep një garanci që vepra që tashmë është nisur do të çohet përpara drejt përmbushjes së lavdishme. Për shkak se Ai është Perëndi do ta përfundojë atë që filloi. Le të mos e harrojmë që rritja e besimtari në përjetimin e të vërtetës është po aq vepër e Frymës së përjetshëm sa dhe fryti i parë i jetës hyjnore në shpirt. Varësia e besimtarit te Fryma nuk merr fund në asnjë mënyrë në momentin e konvertimit. Ka faza të tjera pasuese në të cilat është shërbesa e tij që ta kalojë shpirtin që beson. Pikëpamjet më të thella të mëkatshmërisë së jashtëzakonshme të mëkatit, një njohje edhe më e thellë e vetes, zbulime më të mëdha të Krishtit, një prehje më e thjeshtë dhe e vazhdueshme në veprën e Tij të përfunduar, përshtatja në rritje me shëmbëlltyrën Hyjnore – fitorja e përditshme mbi mëkatin që banon brenda, dhe një përshtatje e vazhdueshme për trashëgiminë e shenjtorëve në dritë – të gjitha këto i bën i njëjti dhe i vetmi Frymë, i cili në fillim hukati në shpirtin e tij frymën e jetës frymërore.

Besimtari nuk mund të përparojë qoftë dhe një hap pa Frymën – as edhe një fitore nuk mund të arrihet pa Frymën – as edhe një moment nuk mund të ekzistojë dot pa Frymën. Ashtu sikurse kishte nevojë për Të në fillim, po kështu ka nevojë për Të gjatë gjithë udhëtimit të tij. Kështu ai ka nevojë për Të gjersa shpirti të kalojë përtej Jordanit. Deri në momentet e fundit të jetës, Fryma i bekuar do të jetë Mësuesi i tij, Ngushëlluesi i tij, dhe Udhëzuesi i tij. Gjer në fund Ai do të dëshmojë për Jezusin; gjer në fund do ta zbatojë gjakun shlyes; deri në hyrjne e lumtur të shenjtorit në lavdi, Fryma i përjetshëm i Perëndisë – besnik dhe i dashur deri në fund – do të jetë i pranishëm për të pëshpëritrur fjalë faljeje, sigurie dhe paqeje. Fryma i Shenjtë, na ndërto në dinjitetin e pafundmë të personit Tënd, dhe në madhështinë e jashtëzakonshme dhe lavdinë e veprës Tënde!


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*