12 Dhjetor – Octavius Winslow

12 Dhjetor

“Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar.” Isaia 53:5

Nje meditim i vazhdueshëm frymëror i përuljes së Shpengimtarit siguron një kontrollim të fuqishëm të mëkatit. Çfarë është çdo mëkat i kryer veçse hapje e re e plagëve, përsëritje e re e poshtërimit të Jezusit? Oh sa i urryer duhet të shfaqet ai mëkat në çastet tona serioze të cilat bënë që të perëndonte dielli i fytyrës së Perëndisë nga shpirti i Krishtit dhe e zhytën në thellësi aq të pakonceptueshme poshtërimi! Kemi nevojë për çdo pamje të së vërtetës hyjnore për të na shenjtëruar.

Në të tashmen, kënaqësia më e thellë e besimtarit është e papërsosur; fluturimet e tij më të larta drejt shenjtërisë nuk e arrijnë kurrë sunimin! Megjithatë, të jemi përherë të etur, duke dëshiruar, duke u përleshur dhe duke e synuar shenjtërinë duhet ta konsiderojmë si një nga mëshirat tona më të mëdha. Ne e harrojmë shumë këtë të vërtetë, që etja për shenjtëri është po aq vepër e Frymës së Shenjtë sa është edhe vepra e Tij shuarja e asaj etjeje. “Lum ata që janë të uritur dhe të etur për drejtësi,” apo, të lum janë ata që dëshirojnë përshtatjen Hyjnore, ata që dëshirojnë të njohin Krishtin, dhe t’i ngjajnë Krishtit në mënyrë edhe më të përsosur.

Ata mund të mos e arrijnë kurrë synimin, megjithatë vazhdojnë të jepen drejt saj, ata mund të mos e arrijnë kurrë standardin e tyre, megjithatë gjithmonë e synojnë, ata janë vërtet të bekuar. Prandaj, këtu gjejmë një mjet i fuqishëm për arritjen e shenjtërisë, që syri frymëror të vijë shpesh në kontakt me jetën e përulur të Birit të dashur të Perëndisë. Po të mos kishin qenë mëkatet tona mendja e tij nuk do të ishte mbuluar kurrë nga retë, zemra e Tij nuk do të ishte tejshpuar kurrë nga pikëllimi, syri i Tij nuk do të ishte njomur kurrë nga lotët. Nëse nuk do të kishte vuajtur dhe vdekur kurrë nuk do ta kishte njohur kurrë zemërimin e një Perëndie të ofenduar.

Sa i mbushur me lehtësim dhe ngushëllim që është kjo temë për besimarin e sprovuar dhe të pikëlluar! Vajtues që po qan kjo të thotë që pasi Ai e derdhi zemërimin e Tij mbi kokën e Garantuesit tënd, tani nuk ka më asnjë gjë tjetër në zemrën e Perëndisë përveçse një burim i thellë mëshire të butë dhe zemërbutësie. Nga vjen sprova jote e tanishme veçse nga zemra e dashur e Atit tënd? Në jetën e Jezusit gjithçka ishte përulje; në jetën e besimtarit gjithçka është lavdi; dhe gjithë kjo lavdi buron nga kryesia e Krishtit.

Në çdo hap që hodhi Ai, besimtari është një me Krishtin – ndryshimi i vetëm është që Jezusi ndryshon vendin me besimtarin, dhe kështu ajo që ishte e hidhur për Të bëhet e ëmbël për ne; ajo që ishte e errët për Të shfaqet e ndriçuar për ne; dhe ajo që ishte turpi dhe poshtërimi i Tij bëhet lavdia dhe nderi ynë më i lartë.

Edhe pse udha nëpër të cilën po të udhëheq Perëndia tani mund të jetë përulëse mos harro që synimi i madh është të të çojë në bashkësi me përuljen e Krishtit – në një unitet edhe më të ngushtë me kreun tënd të sprovuar. Sa të ngushta do të ishin pamjet e besimtarit për përuljen e Birit të dashur të Perëndisë dhe sa e kufizuar që do të ishte dhembshuria e tij nëse nuk do ishte përulja e jetës së Tij, nëse Zoti nuk do ta udhëhiqte në mënyrë të tillë që ta përulë! Në mënyrë që të kishte dhembshuri për ty në të gjitha fazat e zymta të udhëtimit tënd, “Ai e përuli veten;” dhe në mënyrë që kjo ndjenjë të ishte reciproke, për të të sjellë ty në një dhembshuri të me fazat e errëta të jetës së Tij, Ai të përul ty. Pavarësisht sa e thellë mund të jetë përulja jote e tanishme, nuk mund të biesh më poshtë nga sa u zhyt Ai, dhe si rrjedhim është në gjendje të mbështesë dhe të të ngrejë lart. “Unë isha katandisur në një gjendje të mjeruar, dhe ai më shpëtoi.”

Të krishterët nuk mund të bien kurrë më poshtë se krahët e përjetshëm; ato do të jenë gjithmonë poshtë teje. Mund të sprovohesh ashpër, mund të vajtosh humbje të dhimbshme, mund të tundohesh në mënyrë të frikshme dhe të lëndohesh thellë. Shenjtorët dhe mëkatarët, kisha dhe bota, secila mund të kontribuojnë ndonjë përbërës të hidhur në kupën tuaj; megjithatë, zemra e Jezusit është një tendë brenda strehës së saj të shenjtë mund të çlodhesh derisa këto fatkeqësi të kalojnë. Sprova jote më e madhe nuk mund t’ia kalojë dot kurrë fuqisë së Tij për dhembshuri, sepse Ai ka shkuar para njerëzve të Tij dhe ka duruar atë që ata nuk do ta durojnë kurrë. Shiko çfarë lavdie që do të burojë nga përulja dhe vuajtjet e Shpengimtarit tënd të admirueshëm!


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*