16 Shtator – Octavius Winslow

16 Shtator

“Nëse Krishti është në ju, trupi pa tjetër është i vdekur për shkak të mëkatit, por Fryma është jetë për shkak të drejtësisë.” Romakëve 8:10

Për cilin trup flitet këtu? Sigurisht që nuk flet për trupin e mëkatit sikurse kanë supozuar disa. Kush mund të afirmojë me të vërtetë se ky trup është i vdekur? Individi që pretendon si arritjen e tij një gjendje përsosmërie të pamëkatë, një fitore totale mbi prirjet dhe veprimet e liga të natyrës së tij të rënë, ka nevojë ende të mësojë alfabetin e krishterimit praktik.
Krenaria është rrënja e mallkuar dhe rënia është shpesh pasoja fatale e një gabimi të tillë. Oh jo! Trupi i mëkatit ende jeton dhe nuk vdes veçse bashkë me vdekjen. Ne nuk shpëtojmë nga mëkati i brendshëm dhe i qenësishëm përveçse kur ndahemi nga fryma e jetës, atëherë ndahemi prej tij përgjithmonë Por apostulli këtu i referohet trupit të natyrshëm. Çfarë fakti prekës që është ky!

Të shpenguar nga flijimi, të brenda banuar nga Fryma e Krishtit, edhe pse ende është një trup material, ky trup i përuljes tonë preket nga sëmundjet, prishja dhe vdekja; dhe herët a vonë, mbështillet në qefin dhe e bën varrin shtëpinë e vet dhe përzjehet sërish me pluhurin të afërmin e vet. “Trupi është i vdekur për shkak të mëkatit.” Shpengimi ynë nga Krishti nuk na përjashton nga konflikti dhe fitorja me armikun e fundit.

Ne duhet të përballemi me armikun e zymtë, duhet të përballemi me fuqinë e tij të errët dhe të mbajmë trofetë e tij të zymta mbi ballin tonë. Ne duhet të vdesim, jemi njerëz të vdekur për shkak të mëkatit. “Vdekja u shtri mbi të gjithë njerëzit sepse të gjithë mëkatuan.” Ky ligj vazhdon të jetë i pa shfuqizuar, edhe pse Krishti na ka çliruar prej mallkimit. Nga kjo nevojë përulëse e natyrës tonë nuk mund të shpëtojnë dot edhe ata që nuk janë të dënuar; nuk mund t’i shpëtojnë dot këtij konflikti të tmerrshëm.

E njëjta gjë i ndodh të ligut dhe të drejtit – që të dy largohen nga kjo botë përmes të njëjtit procesi të zymtë shpërbërjeje. Por karakteri i vdekjes në thelb ka ndryshuar; dhe këtu qëndron dallimi i madh. Në rastin e parë vdekja është e armatosur me të gjitha tmerret e saj; në rastin e dytë është e mbuluar me të gjitha sharmet e saj – sepse për besimtarin në Jezusin vdekja ka një sharm të papërshkrueshëm.

Krishti nuk vdiq që të na përjashtonte nga procesi i vdekjes; por Ai vdiq që të na përjashtojë nga gjembi i vdekjes. Nëse për shkak të mëkatit origjinal që banon brenda njerëzve të ripërtërirë, edhe ata duhet të përjetojnë vdekjen; megjithatë, për shkak të mëkatit të falur tek të rilindurit, është hequr “hidhësia e vdekjes.” Nëse për shkak të ekzistencës së një virusi në trup, trupi duhet të prishet; megjithatë, për shkak se ekziston një antidotë e pagabueshme, shpirti i shpenguar nuk e sheh vdekjen ndërsa kalon përmes portës së saj të zymtë, dhe hun në jetën, dritën dhe pavdekësinë e vet. Ai e ndryshoi karakterin e vdekjes!

Nëse trupi i të shpenguarit është nën këtë dënim dhe mban brenda tij farat e vdekjes, për këtë qëllim duhet të shkatërrohet, megjithatë ajo vdekje për të është fillimi i epokës së lavdisë. Ai është çasti kur jeta brenda tij çelet dhe rritet; atëherë ai nis të jetojë vërtet. Vdekja e tij është ditëlindja e pavdekësisë së tij. Kështu në inventarin e besëlidhjes, vdekja radhitet mes bekimeve të saj më të mëdha dhe bëhet mëshirë besëlidhjeje. “Vdekja është fitim.” “Çfarë!” thërret besimtari i mahnitur – bekim besëlidhjeje! Unë isha mësuar ta mendoja këtë si mallkimin më të keq dhe t’i trembesha si armiku më i madh.”

Po, vdekja është një nevojë e trishtueshme, por është gjithashtu edhe privilegji i qenies tonë. Në rastin e atyre që janë në Krishtin Jezus, nuk është ushtrimi i dënimit të gjyqit, por përjetimi i një mëshire të besëlidhjes. Dhe ndërsa i krishteri dallon simptomat e prishjes së tij të paevitueshme që po afron – duke parë që shkatërruesi i lig po i afrohet, ngadalë por në mënyrë të pagabueshme – ai mund të shpallë ndërsa kupton se tani nuk ka më asnjë dënim për ata që janë në Krishtin Jezus –

“Eja, vdekje, ma shtrëngo dorën;
do t’i puth litarët e tu –
Për mua është lumturi të vdes.
Çfarë! Mendon se do të tërhiqem?-
Unë do të shkoj në pavdekësi.”

“Për shkak të mëkatit.” Ah, kjo është e vërteta hija e së cilës kalon sipër horizontit të pastër të të krishterit. Cili është shkaku i gjithë dhimbjeve, fatkeqësive dhe brengave tona përveçse mëkati? Pse vdesim? “Për shkak të mëkatit.” Shkaqet e menjëhershme dhe të përafërta të vdekjes janë thjesht agjentë të dorës së dytë. Nëse nuk do kishim kryer shkelje nuk do të kishim vdekur. Pavdekësia do kishte qenë gjendja jonë e natyrshme dhe e drejta e patjetërsueshme dhe e qenësishme. Nëse do kishim një mendje më frymërore se kjo që kemi, ndërsa do të shihnim me besim të palëkundur drejt një triumfi të lavdishëm mbi Mbretin e Tmerrit, do të bëheshim një me pritjen e fitores së ardhshme, me bindjen e përulur që kemi mëkatuar dhe si rrjehim “trupi është i vdekur.”


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*