17 Korrik – Octavius Winslow

“Sepse ai që nuk e kurseu Birin e vet, por e dha për të gjithë ne, qysh nuk do të na dhurojë të gjitha gjëra bashkë me të?” Romakëve 8:32

Sa i bukur dhe përmbledhës është arsyetimi i apostullit! Duke argumentuar nga më e madhja te më e vogla, ai e siguron besimtarin për gatishmërinë e Perëndisë për të dhënë lirshëm bekimin e nevojshëm. Për këtë ai betohet. Dhurata e Birit të Tij, e cila u dha aq lirshëm dhe në mënyrë të pamerituar, ishte siguria dhe kanali për çdo mëshirë tjetër. Kur Perëndia dha Birin e Tij, në fakt pajtimi nuk ishte kryer, drejtësia nuk ishte përmbushur, dhe ligji i shkelur nuk ishte rivendosur. Kështu “Perëndia e tregoi dashurinë e tij për ne në këtë gjë: ndësa ne ishim ende mëkatarë, Krishti vdiq për ne.” Prandaj, nëse kur ishim mëkatarë u pajtuam me Perëndinë përmes vdekjes së Birit të Tij, shumë më tepër tani që jemi pajtuar, Ai do të na dhurojë të gjitha gjërat bashkë me të.”

“Të gjitha gjërat!” Sa gjithpërfshirëse dhe madhështore! “Sipas fuqisë së tij hyjnore na ka dhënë të gjitha gjërat që i përkasin jetës dhe perëndishmërisë,” duke e mbajtur sigurinë në duart e besimit, mund të shkosh tek Ati yt qiellor dhe të kërkosh gjithë sa ke nevojë. Nëse mund ta themi kështu, Perëndia është betuar për Veten që të mos të të privoja nga asgjë e mirë. Ai është betuar dhe nuk ka për ta shkelur betimin e tIj për të të dhënë gjithë sa ke nevojë.

Cila është kërkesa jote? A është Fryma për të të vulosur, shenjtëruar dhe ngushëlluar? Atëherë, afrohu dhe kërkoje atë dhuratë. “Nëse ju, pra, që jeni të këqij, dini t’u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj qiellor do t’u dhurojë Frymën e Shenjtë atyre që ia kërkojnë”. A është falja? Atëherë kërkoje. Ai që siguroi flijimin për mëkatin, a nuk do të ta japë lirshëm faljen për mëkatin? A është hiri? Duke qenë se të ka dhënë Rezervuarin e hirit, a nuk është Ai i gatshëm “Dhe Perëndia mund të bëjë që gjithë hiri të teprojë për ju, aq sa mbasi të keni gjithnjë mjaft në çdo gjë, t’ju teprojë për çfarëdo pune të mirë”. Mos është ngushëllimi? Tani që të ka dhënë “Ngushëllimin e Izraelit,” a nuk do të ta vërtetojë që Ai është “Perëndia i çdo ngushëllimi”? Mos është vallë nevoja jote e përkohshme? Mos janë rrethanat e tua armiqësore? Mos je mbushur me parandjenja të vështirësive që po vijnë, ndërsa sheh që ena e vajit dhe tasi me miell po shteren, mos të ka zënë ankthi dhe frika?

Çoja nevojën tënde të përkohshme Perëndisë! A do të të japë Ai vallë bekimet më të mëdha të hirit dhe të të privojë nga bekimet më të ulëta të provanisë? Kurrë! A mund ta shtrëngosh në zemrën tënd besuese dhuratën e çmuar, të shtrenjtë dhe të patregueshme të Birit të Tij e megjithatë të mbash në të njëjtën zemër mendimin e zymtë dhe të gabuar rreth mosgatishmërisë dhe paaftësisë së Perëndisë për të siguruar të gjitha nevojat tuaja?

“Jepni falas.” Dhuratat e Perëndisë janë si të pasura ashtu dhe falas. Ai gjithmonë dhuron më tepër, dhe kurrë më pak nga sa kërkojmë. Mund të duket sikur Ai nuk mund ta hapë dorën e Tij ndaj një skamësi që vjen tek Ai, por ajo derdhi një bollëk që i shkon për shtat Atij. Këtu përballemi me të gjihta kundërshtimet ndaj ardhjes tonë të cilat burojnë nga padenjësia, shterpësia dhe pabesnikëria jonë. Duke mos pasur asgjë për të paguar, asgjë nuk kërkohet. “Pa para dhe pa çmim.” Falas si drita e diellit – falas si ajëri i freskët – falas si burimi i malit – falas sa mund ta bëjë zemra e Perëndisë, falas është çdo bekim që Ai jep. “Ai që nuk e kurseu Birin e vet, por e dha për të gjithë ne, qysh nuk do të na dhurojë të gjitha gjëra bashkë me të”?


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*