19 Shtator – Octavius Winslow

19 Shtator

“Atëherë Jonathani, bir i Saulit, u ngrit dhe shkoi te Davidi në pyll; dhe e ndihmoi të gjejë forcë te Perëndia.” 1 Samueli 23:16

Vreshti i Zotit është një vresht i madh dhe fushat e punës janë të shumta dhe të larmishme. Nëse në këtë botë veprimtarie – në të cilën punojnë shumë palë të liga dhe të mira, ku ka gjithë këto ndikime si për bekim ashtu dhe për mjerim janë në një veprimtari të vazhdueshme dhe të palodhur – ka një grup i cili meriton interesimin tonë më të ngrohtë, lutjet tona më të zjarrta, si dhe mbështetjen dhe dhembshurinë tonë më të dashur, këta janë ata që janë të përfshirë në mënyrë aktive dhe të përkushtuar në mbretërinë dhe shërbimin e Jezusit.

Nuk ka nevojë t’i radhitim apo tregojmë ata: ata që predikojnë ungjillin e Krishtit; ata që po mësojnë të vegjlit; ata që udhëzojnë dhe trajnojnë të rinjtë që janë gati të hyjnë në jetë; ata që përhapin fajlën e shenjtë të Perëndisë dhe shpërndajnë letërsinë fetare; ata që vizitojnë të sëmurët dhe ata që po vdesin, të huajt, të burgosurit metirojnë dhembshurinë tonë të krishterë. Një shprehje e vogël interesimi të sinqertë për punët e tyre vetëmohuese shpesh i ka frymëzuar, i nxitur dhe i ka inkurajuar ata!

Çfarë privilegji të shkojmë në skenën e mundit, ankthit dhe shkurajimit të tyre dhe përmes një vizite, një fajle apo një dhurate “t’i forcojmë duart e tyre në Perëndinë” – ato duar shpesh të dobëta, të dridhura dhe gati të lëshuara. A nuk ekziston një mungesë e mjerueshme dhembshurie për misionarin e krishterë? Kujt i nevojiten më tepër, kush është më i denjë për mbështetjen, lutjet dhe dhembshurinë e kishës së krishterë më tepër se ata që janë lajmëtarë dhe bamirës për paganët e largët? Sa shumë nevojë ata që me përgjërimet tona, me bashkëpunimin tonë të zellshëm dhe me pasurinë tonë të shenjtëruar t’i forcojmë duart e tyre në Perëndinë!

Prandaj le t’i nxitim të gjithë punëtorët e vërtetë të Krishtit duke kujtuar se kështu, në mënyrë të tërthortë jemi duke e çuar përpara të vërtetën dhe mbretërinë e Tij në këtë botë. Le të mos e frenojmë dhembshurinë tonë gjithashtu nga asnjë rast brenge, përpjekje e krishterë, apo pune individuale me pretendimin që shprehja dhe burimi i saj janë të dobët, që nuk kushtojnë dhe janë të panjohur. Nga shumë dhoma të errëta, nga shumë jastëkë pa gjumë, nga shumë shtretër lëngimi është është ngritur përleshja e fshehtë, e heshtur por e zjarrtë dhe plot besim me Engjëllin e besëlidhjes për llogari të një punëtori të krishterë apo për një vepër të krishterë e cila ka sjellë nga qielli hirin dhe fuqinë, buzëqeshje e Gjithëfuqisë, për t’i mbajtur, forcuar dhe bekuar.

Kështu dhembshuria e ka shtëpinë e saj në çdo zemër të shenjtë dhe në çdo banesë të përulur; nuk ka asnjë individ, pavarësisht sa i shtrënguar nga varfëria apo i mbuluar nga mosnjohja, i shtypur nga sprova, apo i dobësuar nga sëmundja, që nga altari i zemrës së të cilit të mos ngrihet oferta më e ëmbël, më e shenjtë, më e çmuar dhe më e fuqishme nga të gjitha ofertat njerëzore – oferta dhe temjani i një dhembshurie të vërtetë dhe plot lutje.


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*