25 Tetor – Octavius Winslow

25 Tetor

“Sepse ata na ndreqën për pak ditë, ashtu siç u dukej më mirë, kurse ai na ndreq për të mirën tonë që të bëhemi pjestarë të shenjtërisë së tij.” Hebrenjve 10:12

Lexues i dashur a ke qenë duke kërkuar për një kohë të gjatë largimin e ndonjë kryqi të fshehtë, të rëndë dhe të dhimbshëm? Ndoshta ende je duke ofruar kërkesën tënde; e megjithatë duket se Zoti nuk po të përgjigjet. Pse? Sepse kërkesa mund të mos jetë e urtë në vetvete. Nëse Ai do ta hiqte tani kryqin, duke e hequr atë mund të ishte duke mbyllur një kanal mëshire për të cilën nuk do ta humbasësh kurrë keqardhjen. Oh çfarë bekimi të fshehtë dhe të pamasë që mund të jetë duke i dhënë shpirtit tënd ai kryq i dhimbshëm! A ke kërkuar për një kohë të gjatë për shëndet? A të është refuzuar kërkesa? Urtësia është ajo që e ka mohuar. Është dashuria gjithashtu, dashuria e pandryshueshme për shpirtin tënd ajo që e refuzon kërkesën të cilën një Perëndi i urtë dhe i hirshëm e di që nëse ta plotëson nuk ka për të qenë për të mirën tënde reale dhe për lavdinë e Tij.

A nuk mendon se ka mjaftueshëm dashuri dhe butësi në zemrën e Jezusit për të të dhënë atë që dëshiron, madje dhjetë mijë herë më tepër, nëse Ai do ta shihte që kjo gjë do të nxiste shenjtërinë dhe lumturinë tënde të vërtetë? A mund t’i rezistonte dot Ai asaj kërkese, asaj dëshire, asaj psherëtime, atij loti, atij vështrimi përgjërues, nëse urtësia e pafundme nuk do ta drejtonte në të gjitha veprimet e tij me shpirtin tënd? Oh jo! Ai të jep një gjë të barabartë me kërkesën e refuzuar. Ai të jep Veten. A mund të japë ai më tepër? Hiri i Tij të forcon – krahu i Tij të ndihmon – dashuria e Tij të qetëson – Fryma e Tij të ngushëllon; dhoma jote e vetmisë, edhe pse mund të mos jetë skena e shëndetit, gjallërisë dhe e gëzimit, ende ka mundësi të jetë vendi i fshehtë kur një Atë dhe Perëndi i besëlidhjes e derdh hirin e Tij në shpirtin tënd – ku Jezusi kërkon të të takojë me shpalosjet e zgjedhura të dashurisë së Tij. A nuk mundet Ai, a nuk do ta bënte, a nuk do të të shëronte në një çast nëse kjo do të ishte për të mirën tënde?

Prandaj, kërko të kesh një frymë të përulur, një vullnet të përpirë në vullnetin e Perëndisë Atë. Mund të ndodhë që kur mësimi i nënshtrimit të fshehtë dhe prej biri të jetë mësuar, atëherë kur nuk do ta dëshirosh shëndetin veçse si një mjet për ta përlëvduar Perëndinë, Ai mund të derdhë fuqinë e Tij shëruese dhe të ta plotësojë kërkesën tënde. Por, mos harro, Zoti e di më mirë se çfarë do t’i japë Atij më tepër lavdi! Ti mund të kesh menduar se shëndeti i trupit do të të aftësonte më mirë për ta lavdëruar Atë. Ai mund të mendojë që dhoma e vetmisë të shtratit të sëmundjes janë mjete më të efektshme për t’i dhënë lavdi emrit të Tij. Durimi, dorëzimi, nënshtrimi zemërbutë, pranimi prej fëmije që do të prodhojë Fryma e Tij përmes këtyre mjeteve në shpirtin tënd mund t’i japin më tepër lavdi Atij se të gjitha hiret aktive që erdhën ndonjëherë në ekzistencë.


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*