26 Korrik – Octavius Winslow

“Lum ai njeri që ti ndreq, o Zot, dhe që ti mëson sipas ligjit tënd.” Psalmet 94:12

E pranojmë që ka një kuptim të pjesshëm të tanishëm për vullnetin dhe udhët e Perëndisë në lidhje me ne. Herë pas here mund të shohim nevojën për ndërhyrjen e Tij. Veli ngihet mjaft sa për të zbuluar një copëz të “synimit të Zotit.” Ai do të na bëjë të njohur ligësinë që Ai korrigjon, rrëshqitjen pas të cilën Ai e ndreq, tundimin që Ai e kontrollon, shtegun e rrezikshëm përreth të cilit Ai vendos gardhin e Tij mbrojtës; në mënyrë që të mund të shpëtojmë. Ne e shohim dhe bekojmë dorën e zgjatur për të na shpëtuar. Ai do të bëjë gjithashtu që të jemi të frytshëm.

Ne kemi vajtuar për skamjen tonë, kemi rrëfyer shterpësinë tonë, kemi vajtuar për sa pak kemi ecur, dhe sa pak lavdi i sjellim emrit të Tij të dashur – kur ja vreshtari shfaqet për të krasitur hardhinë e Tij të sëmurë, “që të jamë edhe më tepër fryt.” “Në këtë mënyrë do të shpaguhet padrejtësia e Jakobit, dhe ky do të jetë gjithë fryti i heqjes së mëkatit të tij.” Edhe mësimi më i thellë – rezultati i ndreqjeve Hyjnore – ka zbuluar deri në një farë mase “synimin e Zotit” në trajtimin e Tij misterioz. Nuk ka shkollë si shkolla e Perëndisë; sepse “kush mëson si Ai?” Shkolla më e mirë e Perëndisë është shkolla e sprovave. Të gjithë mësuesit e Tij të vërtetë janë diplomuar prej kësaj shkolle, “Cilët janë këta që janë veshur me rroba të bardha, dhe nga kanë ardhur?”. Dhe unë i thashë: ”Imzot, ti e di”. Atëherë ai më tha: ”Këta janë ata që kanë ardhur nga shtrëngimi i madh, dhe i kanë larë rrobat e tyre dhe i kanë zbardhur në gjakun e Qengjit.”

Pyesni cilindo të krishterë i cili është mësuar thellësisht nga ana frymërore se ku e ka fituar njohurinë e tij, dhe ka për t’ju drejtuar te universiteti i madh i Perëndisë – shkolla e sprovave.


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*