26 Shkurt – Octavius Winslow

26 Shkurt

Shko dhe mos mëkato më.”‘ Gjoni 8:11.

Shiko sesi Krishti e manifeston neverinë e Tij ndaj mëkatit ndërsa në të njëjtën kohë hedh mburojën e mëshirës së Tij mbi mëkataren. Zoti nuk e justifikon shkeljen e mëkatarit, edhe pse Ai e shfajëson personin e mëkatarit. Në çështjen e madhe të shpëtimit, drejtësimit dhe shenjtërimit, faljes dhe shenjtëria në thelb janë të lidhura në mënyrë të pandashme. Kur Zoti Jezus e nis mëkatarin me një ndjesi shfajësimi në ndërgjegjen e tij, kjo gjë gjithmonë shoqërohet me nxitjen më të fortë nga të gjitha, “Mos mëkato më.” Dhe ndërsa mëkatari del nga prania e Jezusit, i falur, i drejtësuar, i shpëtuar, duket sikur fjalët e buta të Shpëtimtarit të nënshtrojnë shpirtin tingëllojnë në veshët e tij në çdo hap përgjatë shtegut të tij përpara. “Shko, admiro dhe shpalle kudo lavdinë e atij hiri që ka bërë gjëra kaq të mëdha për ty. Shko, dhe përhape famën e Tij, dhe me frymën tënde të fundit qëndro në emrin e Tij, i fcili, atëherë kur mëkati, Satani dhe ndërgjegja të akuzonin, dhe do të të kishin hedhur në mjerimin e përjetshëm – në atë moment doli Miku yt, Avokati yt, dhe Shpëtimtari yt. Shko, dhe kur tundohesh që ta lëndosh sërish gjirin që të strehoi, më kujto Mua; nga Gjethsemane, nga Kalvari, dhe nga vendi i shenjtëruar ku të thashë, Unë nuk të dënoj. Shko, dhe mos mëkato më.”


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*