28 Qershor – Octavius Winslow

“Por shtegu i të drejtëve është si drita e agimit, që shkëlqen gjithnjë e më mirë deri sa të bëhet ditë e plotë.” Fjalët e Urta 4:18

Drita e parë që agon në shpirt është agimi i hirit. Kur vjen ajo periudhë e bekuar, kur Dielli i Drejtësisë ngrihet mbi mendjen e errësuar kaq gjatë, shihni sa shpejt që zhduken hijet e paditurisë dhe fajit! Çfarë shkëputjeje që ndodh në atë moment nga nata e gjatë largimit nga Perëndia, e armiqësisë së drejtpërdrejtë me Perëndinë, dhe e mosnjohjes së Zotit Jezus. Kjo gjendje nuk dallohet aq fort në fillim. Fillimi i hirit në shpirt shpesh është i ngjashëm me fillimin e ditës në botën natyrore. Agimi i hirit në fillim është aq i zbehtë, lindja e dritës është aq e butë, saqë ndryshimet e saj më të hershme mund t’i dallojë vetëm një sy i zoti. Ndoshta individi vetë është i paditur për kalimin e jashtëzakonshëm që po përjeton shpirti i tij. Zbulimi i errësirës që është bërë nga ai agim i ditës, zbulesa që ka sjellë para syve për shthurjen e jashtëzakonshme të zemrës, prishjen totale të natyrës së tij të rënë, shumicën dhe ligësinë e mëkateve të tij, mund ta pushtojë individin në dëshpërim!

Por çfarë e ka sjellë në këtë zbulim? Çfarë e zbuloi gjithë këtë errësirë dhe mëkat? Oh, është agimi i hirit në shpirt! Shiko çfarë ndryshimi ka sjellë një rreze e zbehtë! A është ndryshim real? Është po aq real se edhe rrezja e parë që shfaqet në qiellin lindor, e cila është pjesë thelbësore e dritës. Lindja e ditës, edhe pse mund të jetë e zbehtë dhe vezulluese, është po aq ditë sa dhe dielli i mesditës. Po kështu është edhe me agimin e hirit në shpirt. Mendimi i parë serioz – dyshimi i parë – bindja e parë për mëkatin – lotët e parë – gjunjëzimi i parë – lutja e parë – prekja e parë e besimit, është në shpirt po aq realisht dhe në thelb agimi i hirit konvertues të Perëndisë sa është dhe përsosmëria më e lartë që mund të arrijë hiri. Oh, çfarë agimi i lavdishëm që është ky, lexues i dashur, nëse tani ka ardhur për herë të parë në jetën tënde drita e hirit, dhe hijet e paditurisë dhe fajit po zhduken para dritës në rritje të Jezusit në shpirtin tënd.

Nëse tani po e sheh sa e prishur që është natyra jote; nëse tani po e mëson padenjësinë totale të drejtësisë tënde; nëse tani po turresh si mëkatar i humbur dhe i mjerë te Krishti, duke hequr dorë nga nga gjithçka tjetër, dhe po mbahesh vetem tek Ai; edhe pse kjo mund të jetë ende e dobët, drithëruese dhe me hezitim, megjithatë, këndo me gëzim sepse dita po lind – ky është preludi i ditës së gëzimit të përjetshëm – dhe retë e mungesës së pendimit po largohen përjetë. Ashtu si filloi kjo ditë e hirit, ashtu do të vazhdojë. Asgjë nuk do ta pengojë përparimin e saj. “ai që nisi një punë të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit.” Dielli, tani është ngritur mbi ty me shërim në rrezet e Tij, nuk do të qëndrojë kurrë pa lëvizur – nuk do të perëndojë kurrë. “Perëndia ka vënë një çadër për diellin” në shpirtin e ripërtërirë të njeriut; dhe dielli do të vazhdojë në orbitën e tij të lavdishme, do të depërtojë me rrezet e tij në çdo skutë të errët, derisa të gjitha hijet mendore të treten dhe të humbasin në shkëlqimin e tij të përjetshëm dhe pa re.


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*