3 Prill – Octravius Winslow

“Mos u gënjeni: Perëndia nuk vihet dot në lojë, sepse ç’të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë. Sepse ai që mbjell për mish të tij, do të korrë nga mishi i tij prishje, por ai që mbjell për Frymë, do të korrë nga Fryma jetë të përjetshme.” Galatasve 6:7-8

Është e vërtetë e dukshme që nuk mund të ketë të korra atje ku nuk është mbjellë farë. Por fakti që po afron një e korrë morale në jetën e çdo individi – një e korrur e ardhshme për mbjelljen e tanishme – është një e vërtetë po aq e demonstrueshme. Jeta e tanishme, është koha e mbjelljes e jetës që do të vijë. E ardhmja e fatit njerëzor e gjen përmbajtjen dhe formën e saj nga e tashmja e karakterit njerëzor. Pranvera nuk hyn më me siguri në verë – vera nuk zbehet në vjeshtë – vjeshta nuk tretet në dimër – dhe as dimri nuk gjallëron sërish në pranverë, sa prova jonë e tanishme ndërthuret me fatin tonë të përjetshëm, duke mbartur me vete parimet e saj të themeluara, zakonet e saj të pandryshuara, dhe historinë e saj të jashtëzakonshme.

Lexuesi im i dashur, çfarë po mbjell ti? Dëshiroj që kjo pyetje të ketë gjithë zellin dhe forcën e një përgjërimi personal. Po të pyes sërish, me çfarë fare po mbjell për të ardhmen? Nëse nuk je konvertuar ende, asgjë nuk është më e vërtetë se fakti që je duke mbjellë për mishin! Mund të jesh tepër moral, thellësisht intelektual dhe i mësuar, jashtëzakonisht i rafinuar, fetar nga jashtë, bujar dhe dashamirës, e megjithatë të jesh duke mbjellë gjithë kohën për mishin dhe jo për Frymën. “Ajo ka lindur nga mishi është mish,” dhe asgjë më tepër se mish. “Ajo që ka lindur nga Fryma është frymë,” është frymërore dhe hyjnore, qiellore dhe e shenjtë, dhe për më tepër, e paprishkatërrueshme. Asnjë farë e përulur e së vërtetës, hirit, dashurisë, apo shërbimit hyjnor që mbillen në këtë jetë të tanishme të vuajtjes dhe mundimit, nuk ka për të humbur kurrë. Gjithë gjërat e tjera do të humbasin – bota me dashurinë dhe bukurinë e saj, “lakmia e mishit, lakmia e syrit dhe krenaria e jetës,” të gjitha do të kalojnë dhe do të humbasin; por asnjë farë e hirit e mbjellë në zemrën e njeriut nga Fryma i Shenjtë nuk ka për të humbur kurrë. Imazhi Hyjnor që ripërtërihet në shpirt nuk do të shkatërrohet më kurrë. Asnjë gjë e bërë nga Jezusi apo për Jezusin – asnjë mëkat i braktisur, asnjë kryq i mbartur, asnjë masë shenjtërie që është kultivuar, asnjë mundim, asnjë shërbim i kryer, asnjë gotë uji që është dhënë – asgjë nuk do të humbasë nga fryti i dashurisë së Perëndisë dhe besimit në Jezu Krishtin. Kush është ai që nuk do të dëshironte që në zemrën dhe jetën e tij të mbillet fara e mirë dhe e paprishme, e cila, edhe pse do të qëndrojë gjatë e varrosur dhe e fshehur, do të japë një të korrë të artë gëzimi, drite dhe lavdie të ardhshme?


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*