6 Prill – Octavius Winslow

“Madje, edhe flokët e kokës tuaj janë të numëruar.” Luka 12:7

Lexus i dashur, ti di kaq pak për Perëndinë, për shkak se jeton në një largësi të tillë nga Perëndia; ke kaq pak marrëdhënie me Të – kaq pak rrëfim të mëkatit, kaq pak hetim të ndërgjegjes tënde, kaq pak zhbirim të zemrës tënde, kaq pak marrëdhënie me Të në gjakun dhe drejtësinë e Krishtit, kaq pak marrëdhënie me Të në gjërat e vogla të jetës. Ti ke marrëdhënie me Perëndinë në gjërat e mëdha; sprovat e mëdha ia çon Perëndisë, ndërdyshjet e mëdha dhe nevojat e mëdha; por në hollësitë e historisë së çdo dite, në ato të cilat quhen gjërat e vogla të jetës nuk ke fare marrëdhënie me Perëndinë; dhe si rrjedhim njeh kaq pak dashuri, kaq pak urtësi, kaq pak lavdi nga ky Perëndi i lavdishëm i besëlidhjes dhe nga ky Atë i pajtuar.

Po të them, ai që jeton me Perëndinë në gjërat e vogla, që ecën me Perëndinë në detajet e jetës së tij ëstë njeriu që njihet më mirë me Perëndinë – me karakterin e Tij, me plotësinë e Tij, me dashurinë e Tij. Ta takoj Perëndinë në sprovat e mia të përditshme, t’ia çoj Atij edhe brejtjen më të vogël të ndërgjegjes, edhe presionin më të vogël të mëkatit mbi zemrën time, edhe bindjen më të butë për largimin nga Perëndia – t’ia çoj Atij dhe ta rrëfej tek këmbët e kryqit me dorën e besimit të vendosur mbi flijimin e përgjakur – këto janë shtigjet në të cilat njeriu njihet nga afër dhe në mënyrë intime me Perëndinë!


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*