6 Të vërteta për çfarë do të thotë të jesh në Jezu Krishtin

prej John Piper

[Perëndia] na shpëtoi dhe na thirri me një thirrje të shenjtë, jo sipas veprave tona, por sipas qëllimit të tij dhe sipas hirit, që na u dha në Krishtin Jezus përpara fillimit të kohëve. (2 Timoteu 1:9)

Të jesh “në Krishtin Jezus” është një realitet i mahnitshëm. Është jashtëzakonisht marramendëse të mendosh çfarë do të thotë të jesh në Krishtin. I bashkuar me Krishtin. I lidhur me Krishtin.

Nëse je “në Krishtin” dëgjo se çfarë do të thotë kjo për ty:

1. Në Krishtin Jezus të është dhënë hir qysh para krijimit të botës. 2 Timoteu 1:9, “sipas qëllimit të tij dhe sipas hirit, që na u dha në Krishtin Jezus përpara fillimit të kohëve.”

2. Në Krishtin Jezus u zgjodhe prej Perëndisë qysh para krijimit. Efesianëve 1:4, “sikurse na zgjodhi në të përpara se të themelohej bota.”

3. Në Krishtin Jezus jeni dashur prej Perëndisë me një dashuri të pamposhtur. Romakëve 8:38-39, “Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme, 39 as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë.”

4. Në Krishtin Jezus u shpengove dhe t’u falën të gjitha mëkatet. Efesianëve 1:7, “në të cilin kemi shpengimin me anë të gjakut të tij, faljen e mëkateve sipas pasurivë së hirit të tij.”

5. Në Krishtin Jezus jeni shfajësuar para Perëndisë dhe drejtësia e Perëndisë në Krishtin iu është llogaritur juve. 2 Korintasve 5:21, “Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të.”
 
6. Në Krishtin Jezus je bërë një krijesë e re, një bir/bijë e Perëndisë. 2 Korintasve 5:17, “Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.” Galatasve 3:26, “sepse të gjithë ju jeni bij të Perëndisë me anë të besimit te Jezu Krishti.”

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*