9 Shkurt – Octavius Winslow

9 Shkurt

“Kjo sëmundje nuk është për vdekje, po për lavdinë e Perëndisë.” Gjoni 11:4

Stina e sëmundjes është edukimi i shpirtit. Më tepër nga Perëndia shpaloset gjatë kësaj kohe, më tepër nga e vërteta e tij mësohet sesa në ndonjë rrethanë tjetër. Sa mirë që shpaloset karakteri, përsosmëritë dhe qeverisja e Perëndisë në mendjen e tij përmes mësimeve të Frymës së të vërtetës! Pamjet e tij të mjegullta qartësohen, idetë e tij të papërpunuara rafinohen, idetë e tij të gabuara drejtohen; ai mediton për Perëndinë nën një dritë tjetër, e konsideron të vërtetën përmes një kanali tjetër. Por efekti më i ëmbël nga të gjithë është përjetimi personal i Perëndisë në shpirtin e tij. Tani ai mund të thotë, “Ky Perëndi është Perëndia im, Ai është Ati im, Ai është pjesa ime përjetë,’ fjalë sigurie të cilat deri tani ishin të huaja për buzët e tij. Premtimet e Perëndisë nuk përjetohen kurrë si kaq të çmuara, doktrinat e hirit nuk u dukën kurrë kaq të themeluara, dhe porositë nuk dukeshin kurrë kaq detyruese dhe kaq shenjtëruese sa tani; këto janë rezultatet e bekuara të një përqafimi të shenjtëruar të stinës së sëmundjes! Oh çfarë krasitjeje e degëve të tij jetësore që ka ndodhur! Sa shumë që është çliruar prej pretendimeve skllavëruese të thirrjes tokësore, nga një lidhje e pashëndetshme me të mirat e krijimit, me krijesat, me botën dhe cila është zvjerdhja më e madhe nga të gjitha, nga idhulli më i dashur, vetja! Ai hyri në atë dhomzë si një njeri krenar; por u largua prej saj si një fëmijë i vogël. Shkoi brenda saj me një frymë të fortë zaptimi, lakmie dhe si një rrëfyes me mendjen e botës; doli prej saj me botën poshtë këmbëve të tij: “Shenjtëruar Krishtit dhe Shenjtërisë së Perëndisë” ishin shkruar mbi ballin e tij dhe mbi gjithçka të tijën. Ai ka qenë afër përjetësisë! Ka hedhur një vështrim përtej velit! Ka qenë duke shfletuar zemrën e tij! Është ballafaquar me Krishtin! E ka parë dhe ka ndjerë sa gjë solemne ishte që t’i afrohej portës së vdekjes, të hynte në praninë e Perëndisë – dhe nga ajo pikë e tmerrshme vizioni ka medituar për botën, për jetën dhe për përgjegjësinë njerëzore ashtu sikurse janë; dhe është kthyer si një frymë nga një botë tjetër, i veshur me gjithë solemnitetet e përjetësisë – për të jetuar tani si dikush që në realitet do të jetë atje shumë shpejt. Me të vërtetë që sëmundja e tij ishte “për lavdinë e Perëndisë, në mënyrë që Biri i Perëndisë të mund të përlëvdohet përmes saj.”


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*