A duhet ta kërkojnë shpëtimin ata që kanë besim në Krishtin përmes veprave të tyre apo ndonjë gjëje tjetër?

Pyetja 33

A duhet ta kërkojnë shpëtimin ata që kanë besim në Krishtin përmes veprave të tyre apo ndonjë gjëje tjetër?

Jo, nuk duhet, për shkak se gjithçka që nevojitet për shpëtim gjendet në Krishtin. Të kërkosh shpëtim përmes veprave të mira do të thotë të mohosh faktin që Krishti është Shpëtimtari dhe Shpenguesi i vetëm.

Duke ditur se njeriu nuk shfajësohet me anë të veprave të ligjit, por me anë të besimit në Jezu Krishtin, besuam edhe ne në Jezu Krishtin, që të shfajësoheshim me anë të besimit në Krishtin dhe jo me anë të veprave të ligjit, sepse asnjë mish nuk do të shfajësohet me anë të veprave të ligjit.

Galatasve 2:16

Komentim

Ne besojmë që çfarëdo qoftë vepra e dikujt, ai person konsiderohet i drejtë para Perëndisë thjesht mbi bazën e mëshirës së dhuruar, për shkak se pa iu referuar fare veprave, Perëndia e ka birësuar falas në Krishtin, duke ia llogaritur atij drejtësinë e Krishtit sikur kjo të ishte drejtësia e tij. Këtë ne e quajmë drejtësia e besimit, domethënë, kur një person duarbosh dhe pa pikë besimi në veprat e tij, është plotësisht i bindur që baza e vetme e pranimit të tij para Perëndisë është një drejtësi që atij i mungon, dhe që sigurohet prej Krishtit. Pika në të cilën bota mashtrohet (për shkak se ky gabim ka mbizotëruar pothuaj në çdo epokë), është kur e imagjinon njeriun sado pjesërisht i mangët që mund të jetë, ai ende në një farë mase e meriton favorin e Perëndisë përmes veprave. Perëndia na pajton me Veten, jo për shkak të veprave tona por vetëm për shkak të Krishtit dhe përmes birësimit falas na bën bij të Tij në vend që të jemi bij të zemërimit. Për aq kohë sa Perëndia konsideron veprat tona nuk gjen asnjë arsye pse të na dojë. Prandaj është e domosdoshme që ai t’i largojë mëkatet tona, të na llogarisë ne bindjen e Krishtit e cila është e vetmja gjë që mund të qëndrojë para përsosmërisë së Tij, dhe të na birësojë si të drejtë përmes meritave të tij. Kjo është doktrina e qartë dhe uniforme e Shkrimit, që ashtu siç thotë edhe Pali “për të cilën dëshmojnë ligji dhe profetët.” (Romakëve 3:21).

Xhon Kalvin (John Calvin, 1509-1564). Teolog, administrator, pastor. Kalvini lindi në Francë në një familje strikte Katolike. Ai punoi në Gjenevë pjesën më të madhe të jetës së tij dhe organizoi kishën e Reformuar. Kalvini shkroi Institutet e Fesë së Krishterë (nga edhe është shkëputur ky citim), Katekizmën e Gjenevës si dhe shumë komentarë mbi Shkrimet.

Lutje

Lëvdohu në Krishtin. Mos u mburr me besimin tënd, me ndjenjat e tua, me njohurinë tënde, me lutjet e tua, me ndryshimet e tua apo me zellin tënd. Mos u lëvdo në asgjë tjetër përveç Krishtit. Turp! Më të mirët nga ne e njohim fare pak Shpëtimtarin e mëshirshëm dhe të fuqishëm. Nuk e lartësojmë dhe përlëvdojmë aq sa duhet. Le të lutemi që të kemi mundësi të shohim edhe më tepër nga plotësia që banon në Të.

Gjon Çarls Rajl (John Charles Ryle, 1816–1900). Peshkopi i parë Anglikan i Liverpulit. Caktimi i Rajlit në këtë detyrë u bë me rekomandimin e Kryeministrit Benjamin Disraeli. Përveçse ishte pastor dhe shkrimtar Rajl ishte edhe sportist për lundrim me rema si dhe luajti kriket për Universitetin e Oksfordit. Ai ishte përgjegjës për ndërtimin e më shumë se dyzetë kishave.

New City Catechism was adapted by Timothy Keller and Sam Shammas from the Reformation catechisms. Copyright © 2012 by Redeemer Presbyterian Church.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*