A është Bibla e besueshme?

nga John Piper

Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme. Rëndësinë e saj e ndiej shumë fort duke qënë se kam kaluar gjashtë javë për të shkruar një libër që i përgjigjet kësaj pyetjeje. Prandaj ka për të qenë e vështirë që të jap një përgjigje të shkurtër, por mendoj se mund t’ia dal. Përgjigja sesi Bibla na jep një bindje të mirë themeluar – dhe kjo frazë ka shumë rëndësi – një bindje të mirë themeluar rreth vërtetësisë dhe pagabueshmërisë së saj – këto dy fjalë i përdor në mënyrë të shkëmbyer njëra me tjetrën. Pagabueshmëria është thjesht mënyra negative për të thënë që ajo është plotësisht e besueshme dhe i besoj që dyja. Jam rehat me të dyja këto fjalë.

Përgjigja e kësaj pyetjeje ka shumë aspekte dhe këndvështrime. Njerëzi i janë qasur kësaj pyetjeje në shumë mënyra të ndryshme. Prandaj më lejoni të përmend vetëm tre që mua më duket se janë më të rëndësishmet. Do t’i lidh të treja së bashku prandaj ka të ngjarë që mund t’ju shpëtojë fakti se cilat janë këto të treja, ka të bëjë me lavdinë e Perëndisë, me natyrën e Fjalës së Perëndisë dhe me pretendimet e Shkrimit, këto do jenë treshja që mund të dalloni në këtë shpjegim.

Pikënisja ime është nga analogjia që Perëndia pret që ne të shohim lavdinë e Tij, të jemi të sigurt për lavdinë e Tij, ta njohim lavdinë e Tij, të jemi të bindur për lavdinë e Tij në realitet përmes zbulesës së saj në natyrë (Romakëve 1:20). Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm. Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan si Perëndi. E shndërruan lavdinë e Perëndisë së pakalbshëm në një shëmbëllim të ngjashëm me atë të një njeriu të kalbshëm, të shpendëve, të kafshëve katërkëmbëshe dhe të rrëshqanorëve.

Prandaj njerëzit janë pa asnjë justifikim nëse nuk e shohin dhe nuk e çmojnë lavdinë e Perëndisë të zbuluar në natyrë dhe nëse nuk e përlëvdojnë dhe e falënderojnë Atë. Perëndia e mban njeriun përgjegjës që të shohë, të bindet dhe ta adhurojë bukurinë frymërore të Perëndisë përmes gjithësisë materiale. Thjesht mendoni pak për këtë. Ai pret që ne të shohim. Ju s’mund ta vendosni bukurinë frymërore dhe lavdinë e Perëndisë në një epruvetë për testim dhe prova shkencore. Ju ose e shihni ose nuk e shihni atë. Perëndia na mban përgjegjës që ta shohin lavdinë e Tij.

E gjithë kjo është një analogji për mua. Mendoj që e njëjta gjë është e vërtetë edhe për Fjalën e Perëndisë. Në fakt, sa më tepër që mendoj për të, aq më e dukshme bëhet. Nëse Perëndia krijoi një botë dhe thotë, “Më njih përmes saj,” sa më tepër e kërkon këtë gjë kur jep një Fjalë dhe pret që ta shohim dhe ta njohim Atë përmes saj. Mendoj që Pali na çon në drejtimin e duhur, domethënë që Perëndia na mban përgjegjës që ta shohim lavdinë e Tij në Fjalën e Tij ashtu sikurse na mban përgjegjës që ta shohim lavdinë e Tij në këtë botë.

Ne mund ta dimë që Bibla është Fjala e Perëndisë në të njëjtën mënyrë sikurse e dimë që bota është bota e Perëndisë, është e njëjta dinamikë dhe i njëjti parim. Dhe teksti që më çon në këtë drejtim është 2 Korintasve 4:4 & 6, “Të cilëve perëndia i këtij shekulli ua verboi mendjet e atyre që nuk besojnë – ja fraza e rëndësishme – që drita e ungjillit të lavdisë së Krishtit, që është shëmbëllimi i Perëndisë, të mos ndriçojë tek ata.” Këtu shohim që ka një dritë të ungjillit dhe ungjilli flitet, kemi një lavdi të Krishtit që shkëlqen në të, të cilën duhet ta shohim. Pastaj vargu gjashtë thotë, “Sepse Perëndia që tha [kur po krijonte botën]: ‘Le të ndriçojë drita në errësirë’, është i njëjti që shkëlqeu në zemrat tona për t’na ndriçuar në njohurinë e lavdisë së Perëndisë, në fytyrën e Jezu Krishtit.”

Prandaj, Perëndia lëviz në zemrën tonë. Ai i largon luspat nga sytë tanë dhe na aftëson të shohim në Fjalë, në tregimin dhe historinë e ungjillit lavdinë e Perëndisë në mënyrë që ta dimë që ky është ungjilli i Perëndisë sikurse dimë që kjo botë është bota e Perëndisë. Prandaj Pali thotë, “Kur historia e ungjillit, kur Fjala shpallet në mënyrë të plotë dhe të vërtetë, ky është ungjilli i lavdisë së Krishtit i cili është shëmbëlltyra e Perëndisë.” Nga kjo mendoj që Pali afirmon faktin që lavdia e Perëndisë shihet në Fjalën e Perëndisë. Për Palin ungjilli është një Fjalë e artikulueshme. Kjo lavdi është si dritë për sytë e zemrës njerëzore. Ne e shohim lavdinë e Perëndisë dhe ajo mbart me vete provën që është lavdia e Perëndisë. Prandaj, kjo është lavdia e Fjalës së Perëndisë në të cilën ajo shkëlqen. Kështu është me Fjalën e Perëndisë sikurse dhe me botën e Perëndisë.

Nga përjetimi që kam patur me Fjalën përgjatë viteve dhe nga bindja që Perëndia pret që ta shohim Atë dhe lavdinë e tij vetë vërtetuese në Fjalën e Tij, nga ky përjetim dhe nga kjo bindje, po kaloj në pikën e dytë, domethënë tek fakti që Fjala e Perëndisë është e vërtetë. Shuma e fjalës sate është e vërteta (Psalmi 119:160). Çdo fjalë e vetme është e vërtetë. Prandaj nëse kjo është Fjala e Perëndisë, ajo është e vërtetë. Është e pagabueshme.

Pjesë e kësaj është edhe dëshmia – kjo është gjëja e tretë. Pjesë e kësaj të vërtete është dëshmia e Fjalës së Perëndisë për veten e saj e cila nuk mund të bjerë poshtë. Gjoni 10:35, “Shkrimi nuk mund të bjerë poshtë.” Prandaj ndërsa ecni në këtë përjetim të parë, të gjerë, mahnitës dhe vetë vërtetues me Fjalën e Perëndisë ku Ai thotë: Kjo është Fjala ime dhe kjo është lavdia ime, dhe nga aty kaloni tek pika ku Perëndia ju flet të vërtetën dhe pastaj shihni se çfarë thotë Perëndia për Fjalën e Tij, ndjeni që bindja juaj për pagabueshmërinë e Shkrimit rritet.

Ndoshta një gjë e fundit. Nëse do të më pyesnit personalisht, rreth përjetimit tim sesi unë jam i shtrënguar të besoj që Bibla është Fjala e Perëndisë dhe si e tillë është e pagabueshme do të fokusohesha shumë tek Jezusi dhe Pali. Kjo që po them tani është biografi. Nuk po përpiqem të them se Bibla na thotë që kjo është mënyra për ta bërë këtë gjë, është thjesht mënyra sesi John Piper e përjeton Perëndinë përmes Biblës dhe arrin në bindjen e tij rreth pagabueshmërisë së Biblës. Unë fokusohem tek Jezusi dhe Pali.

Sa më shumë që kam qenë duke e lexuar Biblën (për afërsisht 70 vjet), kam parë mësimet dhe veprat e Jezusit përgjatë viteve sikurse na janë dhënë në katër ungjijtë, jam i bindur – dhe nuk është një zgjedhje e madhe nga ana ime – jam i bindur, më duhet të them që e kam parë lavdinë e Tij, lavdinë e Tij si Biri i Atit. Gjoni 1:14 është bërë përjetimi im. Ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë. Prandaj, Ai dhe gjithë fjalët dhe veprat e Tij janë fjalë të së vërtetës për shkak se Ai është e vërteta. Ai e ka konfirmuar veten, është shfaqur dhe ma ka zbuluar lavdinë e Tij. Nuk mund të largohem nga Jezusi. Nuk mund ta shoh dot atë në ndonjë mënyrë tjetër përveçse si personin e lavdishëm që Ai është në realitet.

Gjëja e dytë është kjo. Sa më tepër që i lexoj letrat e Palit, aq më tepër jam i bindur të them që ai nuk është i marrë. Ai nuk është i rrjedhur. Nuk është sharlatan. Ai është më real se çdo njeri tjetër mëkatar. Ai nuk është Jezusi. Ai është më real se çdo njeri tjetër mëkatar që kam njohur ndonjëherë. Ai është autentik dhe i tillë është edhe mesazhi i tij. Prandaj, Jezusi dhe Pali në mënyrat e tyre unike janë mishërime bindëse të lavdisë së Perëndisë në fytyrën e Krishtit, njëri si Perëndi dhe tjetri si dëshmitar besnik për Perëndinë. Ata janë të vërtetë dhe ajo që thonë për gjithë Shkrimet më mjafton që t’u besoj pa përmendur pastaj faktin që edhe ato shkëlqejnë me lavdinë e Perëndisë që i frymëzoi.

Prandaj për ta thënë me një fjali, unë besoj në vërtetësinë e Biblës për shkak të origjinës hyjnore të saj dhe kjo origjinë hyjnore është po aq e dukshme sa dhe origjina hyjnore e gjithësisë.


Original Article from DesiringGod.org

Përkthimi nga www.fjaletejetes.com

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të përfshihet linku i postimit origjinal nga faqja jonë!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*