A është pagëzimi me ujë vetë larja e mëkatit?

Pyetja 45

A është pagëzimi me ujë vetë larja e mëkatit?

Jo, vetëm gjaku i Krishtit dhe ripërtëritja e Frymës së Shenjtë mund të na pastrojë prej mëkatit.

Gjoni u përgjigj duke u thënë të gjithëve: ”Unë ju pagëzoj me ujë; por vjen ai që është më i fortë nga unë, të cilit unë nuk jam i denjë as t’ia zgjidh lidhëset e sandaleve; ai do t’ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë dhe me zjarr.”

Luka 3:16

Komentim

Ai do t’ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë dhe me zjarr.” Njerëzit pyesin, pse Gjoni nuk tha të njëjtën gjë që vetëm Krishti mund t’i pastrojë shpirtrat tanë me gjakun e tij? Arsyeja është kjo, që kjo larje kryhet prej fuqisë së Frymës, dhe Gjoni e pa si të mjaftueshme që ta shprehte gjithë efektin e pagëzimit me fjalën e vetme Frymë. Kuptimi është i qartë, që vetëm Krishti e jep gjithë hirin i cili në mënyrë figurative paraqitet përmes pagëzimit të jashtëm, për shkak se është Ai që e “spërkat ndërgjegjen” me gjakun e tij. Ai është i vetmi që e vret njeriun e vjetër dhe jep Frymën e rilindjes. Fjala zjarr shtohet si epitet dhe zbatohet për Frymën për shkak se ai heq tej ndotjet tona ashtu si zjarri pastron arin.

Xhon Kalvin (John Calvin, 1509-1564). Teolog, administrator, pastor. Kalvini lindi në Francë në një familje strikte Katolike. Ai punoi në Gjenevë pjesën më të madhe të jetës së tij dhe organizoi kishën e Reformuar. Kalvini shkroi Institutet e Fesë së Krishterë (nga edhe është shkëputur ky citim), Katekizmën e Gjenevës si dhe shumë komentarë mbi Shkrimet.

Lutje

Ati ynë… Ne vijmë tek Ti dhe lutemi që për hir të Jezusit dhe përmes meritës së gjakut që u derdh një herë për shumë për faljen e mëkateve, të lutemi që të na japësh falje të përsosur për çdo shkelje të së shkuarës. O Perëndi, fshiji të gjitha mëkatet tona ashtu si një re, dhe bëj që të mos duken më kurrë. Na jep gjithashtu fjalën paqe dhënëse të premtimit të zbatuar prej Frymës së Shenjtë, që duke qenë shfajësuar përmes besimit të mund të kemi paqe me Perëndinë nëpërmjet Jezu Krishtit Zotit tonë. Qofshim të falur dhe ta dimë këtë gjë, mos mbettë asnjë pyetje dyshimi në zemrën tonë rreth pajtimit tonë me Perëndinë, por përmes një sigurie të plotë dhe të palëkundshme të bazuar në besimin tek vepra e përfunduar e Krishtit qëndrofshim si burra dhe gra të falur kundër të cilëve nuk do të përmendet më kurrë përjetë asnjë shkelje. O Zot, duam të të kërkojmë edhe një mëshirë tjetër e cila është barra e lutjes tonë. Lutemi që Ti të na ndihmosh të jetojmë një jetë të tillë siç duhet të jetojë një njeri i falur. Mbi këtë tokë na mbetet fare pak kohë, jeta jonë është si një avull; shumë shpejt do të humasë; por ne dëshirojmë fort që kohën tonë të shtegëtimit këtu poshtë ta kalojmë me frikë të shenjtë, që të hedhësh hir mbi ne që nga fillimi i jetës tonë të krishterë e deri në fundin e saj këtu mbi tokë.

Çarls Hadën Spërxhën (Charles Haddon Spurgeon, 1834–1892). Predikues Baptist Anglez. Spërxhën u bë pastori i Kishës Nju Park Strit (që më vonë u njoh si Tabernakulli Metropolitan) kur ishte 20 vjeç. Ai u predikonte rregullisht më shumë se 10,000 vetëve pa pasur sistemet moderne të zërit. Spërxhën ishte një shkrimtar i jashtëzakonshëm dhe veprat e tij të shtypura janë tepër voluminoze. Gjatë jetës së tij ai predikoi 3,600 predikime dhe botoi 49 volume komentarësh, thëniesh, himnesh dhe leximesh devocionale.

New City Catechism was adapted by Timothy Keller and Sam Shammas from the Reformation catechisms. Copyright © 2012 by Redeemer Presbyterian Church.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*