A mund t’u them jobesimtarëve “Perëndia ju do”?

nga Pastor John Piper

Jeremia na shkruan dhe pyet, “Si duhet ta kryejmë ungjillëzimin ditë pas dite nën dritën e doktrinës së paracaktimit? E kam patur zakon t’u them njerëzve që Perëndia i do shumë (“Jezusi të do!”), por nëse ata nuk janë një prej të zgjedhurve, a është e ndershme dhe e drejtë që t’u them kështu?” Pastor John, si e trajtoni ju gjuhën e dashurisë së Perëndisë për mëkatarët në përgjithësi nën dritën e steriologjisë së reformuar?

Është e ndershme t’i thuash botës, “Perëndia të do,” sepse mendoj që këtë na thotë dhe ky është kuptimi i Gjoni 3:16. “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson…” Prandaj, dashuria e Gjoni 3:16 është një dashuri që nuk bën dallim dhe që konsiston në një ofertë të sinqertë të Birit të Tij për t’u pranuar nga çdo person. Mateu 5 thotë, “Duani armiqtë tuaj dhe do të jeni si Ati juaj i cili bën të lindë dielli mbi të mirët dhe mbi të ligjtë.” Prandaj, ka vende të panumërta ku flitet për dashurinë universale të Perëndisë prandaj nuk është gabim t’u thuash njerëzve, “Perëndia të do.”

Por ja se çfarë duhet të qartësohet për sa i përket soteriologjisë biblike. Perëndia nuk i do të gjithë në të njëjtën mënyrë. Ai ka vendosur dashurinë e Tij të zgjedhjes lirshëm mbi disa duke qenë se asnjëri prej nesh nuk e meriton atë, dhe këta persona do të besojnë, Veprat 13:48. “Të gjithë sa ishin të paracaktuar për jetën e pasosur besuan.” Prandaj, dashuria e Perëndisë në rastin e tyre është një dashuri e veçantë dhe specifike që i tërheq tek Ai. Perëndia nuk e ka këtë lloj dashurie për çdo person ndryshe të gjithë do të shpëtoheshin. Prandaj, duke pasur para sysh këto dallime përgjitha ime për mënyrën sesi të ungjillëzojmë është kjo.

Ne i duam njerëzit duke u treguar atyre lajmin më të mirë në botë. Cili është ky lajm? Le të themi që do takoheni me dikë të cilit dëshironi t’i tregoni lajmin e mirë. Dëshironi që t’i ungjillëzoni. Ju u thoni, “Perëndia kundër të cilit ke kryer tradhti të ofron falas amnisti të plotë. Ai do ta shfuqizojë dënimin tënd me vdekje. Do t’i falë qëllimet, veprimet dhe ndjenjat e tua tradhtare. Ai do ta largojë zemërimin e Tij të drejtë dhe të shenjtë nga ti. Jo vetëm kaq por Ai do të të birësojë në familjen e Tij mbretërore dhe do të të bëjë trashëgimtar bashkë me Birin e Tij. Nëse ke dyshime që kjo është e mundur që Ai ta bëjë, që thjesht ta shpallë të drejtë të paudhin, Ai e dha Birin e Tij që të merrte dënimin me vdekje dhe të bënte atë që duhej të kishe bërë ti dhe ke dështuar ta bësh, nëse e pranon. Ai e ringjalli Jezusin prej së vdekuri për të treguar që vdekja e Birit të Tij ishte e mjaftueshme. Ai ta ofron të gjithën këtë tani përmes Birit të Tij. Gjithçka është falas. Ti nuk mund ta fitosh dot. Nuk mund ta meritosh. Kushti i vetëm është që të ulësh armët e tradhtisë dhe rebelimit dhe të përulesh me një varësi totale ndaj mbretit dhe të marrësh faljen, amnistinë dhe pranimin e Tij të plotë.

Prandaj, ne predikojmë, ne u predikojmë të gjithëve pa dallim. Këtë gjë ua themi të gjithëve. Nuk përpiqemi të zbulojmë se kush janë të zgjedhurit dhe t’u predikojmë atyre. Ky është gabimi i super-Kalvinizmit historikisht. Ne ofrojmë Krishtin. Ne ofrojmë Krishtin dhe gjithë sa është Ai. Ne u themi njerëzve, “Nëse e pranon Krishtin. Unë po të ofroj Krishtin dhe gjithë përfitimet e Tij.” Pastaj lutemi për njerëzit që zemrat e tyre të hapen, që zemra prej guri të hiqet dhe të vendoset një zemër besuese prej mishi, duke ju përgjëruar njerëzve të pajtohen me Perëndinë. Pastaj, Perëndia është Ai që e bën thirrjen. Perëndia jep besimin. Perëndia e mposht rezistencën. Perëndia e heq zemrën prej guri. Puna jonë është të predikojmë pasuritë e pa hulumtushme të Krishtit dhe t’ia ofrojmë ato lirshëm kujtdo.


Original Article from DesiringGod.org

Përkthimi nga www.fjaletejetes.com

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të përfshihet linku i postimit origjinal nga faqja jonë!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*