Besoji Perëndisë – Ai ka një të ardhme për ty!

Sepse unë i njoh mendimet që kam për ju”, thotë Zoti, “mendime paqeje dhe jo të së keqes, për t’ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë.”

Jeremia 29:11

Na pëlqen t’i citojmë këto vargje. Të gjithë duan shpresë. Të gjithë duan një të ardhme. Nuk duam të pengohemi apo braktisemi. Dëshirojmë të ketë gëzim në të ardhmen. Gjëja thelbësore që duhet vënë re është që ky premtim iu bë nga Perëndia përmes Jeremias mërgimtarëve të Izraelit ndërsa janë ende në Babiloni. Është një premtim që i është bërë popullit të besëlidhjes prandaj pyetja është si mundet që johebreu Xhon Pajpër apo ndoshta ju, të përqafojmë një premtim që është bërë në një situatë kaq konkrete për Izraelin, popullin e besëlidhjes?

Ja përgjgja. Në darkën e fundit Jezusi ngriti kupën që simbolizonte gjakun e Tij dhe tha “Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun Tim.” Kjo do të thotë që, për këdo që beson në Të që mbështetet në gjakun e Tij, Ai po blinte të gjitha premtimet që i përkasin popullit të besëlidhjes sepse këtë e dimë nga 2 Korintasve 1:20 ku thuhet, “Të gjitha premtimet e Perëndisë janë “Po” në Krishtin Jezus.”

Prandaj, nëse ju jeni në Krishtin Jezus përmes besimit në Të të gjitha premtimet janë tuajat. Për shembull, mënyra si Pali arsyeton tek Romakëve 8 është “Sepse ai që nuk e kurseu Birin e vet, por e dha për të gjithë ne, qysh nuk do të na dhurojë të gjitha gjëra bashkë me të?” A nuk do t’i bëjë të gjitha premtimet realitet, për ata që janë të Krishtit, për shkak të asaj që Krishti bëri? Prandaj po, ne mund të shkojmë tek Jeremia 29:11 dhe të dëgjojmë Perëndinë që na flet ne sot, “Kam një të ardhme për ty.” “Kam një shpresë për ty.” “Unë do t’i bëj gjërat të bashkëveprojnë për të mirën tënde, nëse më beson Mua, nëse kapesh fort pas gjakut të Birit Tim dhe beson në faljen e Tij.”

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe të mos merrni asnjë pagesë përveç kostos së riprodhimit. Për postimet në internet, preferohet të bëhet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*