Category: Mendime Shtjelluese

0

Mendime Shtjelluese Mateu 8

nga J. C. Ryle

Mateu 8:1-15
Kapitulli i tetë i Ungjillit sipas Mateut është plot me mrekullitë e Zotit tonë. Në këtë kapitull janë regjistruar në mënyrë të veçantë pesë të tilla. Në këtë gjë ka një hijeshi të bukur. Ishte gjë me vend që predikimi më i madh që është predikuar ndonjëherë të pasohej menjëherë prej provave të fuqishme të cilat dëshmonin që predikuesi ishte Biri i Perëndisë.

0

Mendime Shtjelluese Mateu 7

Ajo që Zoti ynë ka për qëllim të dënojë është një frymë kritike dhe faj kërkuese. Gatishmëria për të fajësuar të tjerët për ofendime të parëndësishme, apo për çështje të mospërfillshme – zakoni i dhënies së gjykimit të nxituar – prirja për t’i zmadhuar gabimet dhe dobësitë e fqinjëve tanë, dhe për t’i bërë të duken sa më të këqij – kjo është ajo që Zoti ynë është duke e ndaluar.

0

Mendime Shtjelluese Mateu 6

Në të gjitha detyrat tona, qoftë dhënia apo lutja, gjëja e rëndësishme që duhet mbajtur mend është, që kemi të bëjmë me një Perëndi që di gjithçka dhe që heton zemrën. Çdo gjë si puna e formalitetit, shtirja apo thjesht shërbimi fizik është gjë e neveritshme dhe e pavlerë në sytë e Perëndisë. Ai nuk e konsideron sasinë e parave që japim apo numrin e fjalëve që themi. E vetmja gjë të cilë e sheh syri i Tij që sheh gjithçka është natyra e motiveve tona dhe gjendja e zemrave tona. “Ati ynë na sheh në fshehtësi.”

0

Mendime Shtjelluese Mateu 5

Çdo fjalë e Zotit Jezus duhet të jetë tepër e çmuar për ata që rrëfejnë se janë të krishterë. Ato janë zëri i krye Bariut. Janë nxitja e Peshkopit të madh dhe Kreut të kishës. Janë vetë fjalët e Mjeshtrit. Janë fjalët e Atij që “foli siç nuk ka folur askush tjetër,” dhe përmes këtyre fjalëve do të gjykohemi të gjithë ne ditën e fundit.

0

Mendime Shtjelluese Mateu 4

Ja një arsye mes shumë të tjerave pse duhet të jemi lexues të zellshëm të Biblës tonë. Fjala është shpata e Frymës. Nuk do të jemi kurrë në gjendje të luftojmë një luftë të mirë nëse nuk e përdorim Fjalën si armën tonë kryesore.

0

Mendime Shtjelluese Mateu 3

Këto vargje përshkruajnë shërbesën e Gjon Pagëzorit, pararendësit të Zotit tonë Jezu Krisht. Shërbesa e tij meriton një vëmendje të afërt. Pak predikues arrijnë rezultatet të tilla. “Në atë kohë njerëzit e Jeruzalemit, nga gjithë Judeja dhe nga krahina e Jordanit rendnin tek ai.”

0

Mendime Shtjelluese Mateu 2

Nuk e dimë se kush ishin këta dijetarë. Emrat dhe vendi nga vinin nuk na janë treguar. Na thuhet vetëm që ata vinin “nga Lindja.” Nuk mund ta themi me siguri nëse ishin Kaldeas apo Arabë. Nuk e dimë nëse mësuan që të prisnin ardhjen e Krishtit nga dhjetë fiset që shkuan në mërgim, apo nga profecitë e Danielit. Nuk ka shumë rëndësi se kush ishin ata. Ajo që na intereson më tepër është udhëzimet e mëdha që na përcjell historia e tyre.

0

Mendime Shtjelluese – Mateu 1

Këto janë vargjet me të cilat fillon Dhiata e Re. Le t’i lexojmë gjithmonë me një ndjenjë serioziteti dhe solemniteti. Libri që gjendet përpara nesh nuk përmban fjalët e njerëzve, por fjalët e Perëndisë. Çdo varg në të u shkrua përmes frymëzimit të Frymës së Shenjtë.

0

Mendime Shtjelluese – Hyrje

Në shkruajtjen e këtij volumi të parë të një vepre të re Shtjelluese rreth Ungjijve ndjej që është e nevojshme të ofroj disa shpjegime rreth karakterit dhe qëllimit të kësaj vepre në mënyrë që të evitoj keqkuptimet.