Çfarë kërkon ligji i Perëndisë?

Pyetja 7

Çfarë kërkon ligji i Perëndisë?

Ligji i Perëndisë kërkon bindje personale të përsosur dhe të vazhdueshme; që ta duam Perëndinë me gjithë zemrën, shpirtin, mendjen dhe forcën tonë, dhe ta duam të afërmin porsi vetveten. Ato të cilat Perëndia i ndalon nuk duhen bërë kurrë dhe ato që Perëndia i urdhëron duhen bërë gjithmonë.

Dhe Jezusi i tha: “’Duaje Zotin, Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde’. Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi. Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: ‘Duaje të afërmin tënd porsi vetveten’. Nga këto dy urdhërime varet i tërë ligji dhe profetët.”

Mateu 22:37–40

Komentim

Ta duash Zotin Perëndi me gjithë zemrën, mendjen, shpirtin dhe forcën tënde është dega e parë madhështore e drejtësisë së krishterë. Gjej kënaqësinë tënde në Zotin Perëndinë tënd; kërko dhe gjej gjithë lumturinë tënde në Të. Do ta dëgjosh dhe zbatosh fjalën e Tij, “Biri im më jep zemrën tënde.” Pasi t’i keni dhënë thelbin e shpirtit tuaj që ai të mbretërojë pa asnjë rival, mund të ndodhë që të thërrisni nga plotësia e zemrës tuaj, “Do të dua Ty o Zot, forca ime. Zoti ËSHTË shkëmbi im i fortël Shpëtimtari im, Perëndia im tek i cili besoj.” Urdhërimi i dytë, dega e dytë madhështore e drejtësisë së krishterë është e lidhur ngushtë dhe e pandashme nga e para: “Duaje të afërmin tënd porsi veteveten.” Duaje – përqafoje me vullnetin e mirë dhe të butë, me ndjenjat më të zjarrta dhe të dashura, me dëshirat më të përflakta për të parandaluar apo larguar çdo ligësi dhe për të sjellë çdo mirësi të mundshme. Të afërmin tënd – jo vetëm miqtë, familjarët, të njohurit e tu; jo vetëm të virtytshmit që të vlerësojnë, që ta kthejnë mirësinë, por çdo person, duke mos përjashtuar ata që nuk të kanë parë kurrë apo nuk e kanë dëgjuar emrin tënd; duke mos përjashtuar ata që e di që janë të liq dhe mosmirënjohës, ata që të përbuzin. Edhe këta duhet t’i duash si vetveten me të njëjtën dëshirë të pashueshme për lumturinë e tyre. Trego të njëjtin kujdes të palodhur për t’i mbrojtur nga çdo gjë që mund ta lëndojë shpirtin apo trupin e tyre. Kjo është dashuria.

Xhon Uesli (1703–1791). Predikues dhe teolog Anglez. Ueslit dhe vëllait të tij i dedikohet themelimi i lëvizjes Metodiste Angleze. Në përgjithësi ai udhtonte me kalë, predikonte dy apo tri herë në ditë dhe thuhet që ka dhënë më tepër se 40,000 predikime. Ai gjithashtu ishte një shkrimtar i njohur himnesh të krishtera.

Nga mesazhi “Dy Urdhërimet” në Ripërtëri Zemrën Tënde: Këshilla Klasike nga Xhon Uesli.

Lutje

Ne të falenderojmë o At Qiellor që nuk na ke lënë të pengohemi në errësirë pa ndonjë dritë për të na treguar udhën. Të falenderojmë që Fjala jote është një llambë për këmbën tonë dhe një dritë në shtegun tonë. Ne të falenderojmë që në Frymën e Shenjtë na ke dhënë një ngushëllues dhe një fuqizues që banon brenda nesh, që e shkruan ligjin tënd në zemrat tona dhe na aftëson ta duam dhe t’i bindemi atij. Na jep një masë gjithnjë e më të madhe të plotësisë së Frymës në mënyrë që të jetojmë një jetë të pëlqyeshme në praninë tënde të shenjtë. Për lavdinë e emrit tënd të madhërishëm. Amen.

Xhon Stot (1921–2011). Predikues Anglikan që për shumë vite shërbeu si rektori i All Souls Church në Londër. Stot ishte njëri prej themeluesve kryesore të Konventës së Lozanës (1974). Mes shumë librave të tij përfshihet edhe libri Bazat e Krishterimit, dhe disa komentarë të serisë Bibla Flet Sot të botuar edhe në gjuhën Shqipe.

Nga fundi i predikimit “Thirrje për të përmbushur Ligjin” nga Mateu 5:17–20, regjistruar më 15 Tetor 1989, i disponueshëm nga faqja e internetit www.allsouls.org.

New City Catechism was adapted by Timothy Keller and Sam Shammas from the Reformation catechisms. Copyright © 2012 by Redeemer Presbyterian Church.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*