Çfarë kuptimi kanë shfajësimi dhe shenjtërimi?

Pyetja 32

Çfarë kuptimi kanë shfajësimi dhe shenjtërimi?

Shfajësim do të thotë që jemi shpallur të drejtë para Perëndisë, dhe kjo gjë është bërë e mundur përmes vdekjes dhe ringjalljes së Krishtit për ne. Shenjtërimi është rritja jonë graduale në drejtësi e cila është bërë e mundur përmes punës së Frymës në ne.

Të zgjedhurve sipas paranjohjes së Perëndisë, Atit, me anë të shenjtërimit të Frymës, për t’u bindur dhe për t’u spërkatur me gjakun e Jezu Krishtit; hiri dhe paqja u shtoftë mbi ju.

1 Pjetri 1:1–2

Komentim

Edhe pse shfajësimi dhe shenjtërimi janë të dyja bekime të hirit, edhe pse janë të pandashme, megjithatë ato janë vepra të dallueshme të Perëndisë; dhe në aspekte të ndryshme ekziston një ndryshim i madh mes tyre. Dallimi mund të shprehet në këtë mënyrë. Shfajësimi ka të bëjë me personin në kuptimin ligjor, ky është një veprim i vetëm i hirit që rezulton në një ndryshim relativ, domethënë, në liri nga ndëshkimi dhe në të drejtën e jetës; shenjtërimi ka të bëjë me personin në një kuptim fizik, kjo është një punë e vazhdueshme e hirit që rezulton në një ndryshim të vërtetë, dhe ka të bëjë me cilësinë e zakoneve dhe veprimeve. E para është përmes një drejtësie jashtë nesh; e dyta është përmes shenjtërisë që arrihet në ne. E para është shkaku, e dyta është efekti. Shfajësimi është përmes Krishtit si prift, dhe ka të bëjë me fajin e mëkatit; shenjtërimi është prej Tij si mbret dhe i referohet sundimit të Tij. E para na çliron prej pushtetit të mallkues të mëkatit; e dyta na çliron prej fuqisë sunduese të mëkatit. Shfajësimi është i menjëhershëm dhe i plotë në të gjithë subjektet e tij; shenjtërimi është progresiv dhe përsoset nga një shkallë në tjetrën.

Abraham Buth (Abraham Booth, 1734–1806). Pastor Baptist Anglez. Ai shërbeu si pastor i Prescot Street Church in Whitechapel, Londër për 35 vjet si dhe themeloi atë që sot njihet si Regents Park College për trajnimin e pastorëve në Oksford. Abraham Buth njihet më tepër për veprën e tij Mbretërimi i Hirit (The Reign of Grace.)

Lutje

O Perëndi i Plotfuqishëm, bëj që ne të vazhdojmë betejën në këtë botë, duke qenë vullneti Yt që të na sprovosh me shumë gjëra, bëj që të mos dështojmë kurrë, sado ekstreme që mund të jenë sprovat që duhet të durojmë. Për shkak se na ke dhënë një nder kaq të madh duke na bërë bujqit dhe ndërtuesit e tempullit Tënd frymëror, gjithsecili prej nesh e përkushtoftë veten plotësisht tek Ti në mënyrë që të adhurohesh përherë mes nesh; në mënyrë të veçantë që secili prej nesh ta ofrojë veten plotësisht si një sakrificë frymërore tek Ti gjersa të mund të ripërtërihemi plotësisht në imazhin Tënd dhe të pranohemi plotësisht në atë lavdi, që është arritur për ne përmes gjakut të Birit Tënd të vetëmlindur. Amen.

Xhon Kalvin (John Calvin 1509-1564). Teolog, administrator, pastor. Kalvini lindi në Francë në një familje strikte Katolike. Ai punoi në Gjenevë pjesën më të madhe të jetës së tij dhe organizoi kishën e Reformuar. Kalvini shkroi Institutet e Fesë së Krishterë (nga edhe është shkëputur ky citim), Katekizmën e Gjenevës si dhe shumë komentarë mbi Shkrimet.

New City Catechism was adapted by Timothy Keller and Sam Shammas from the Reformation catechisms. Copyright © 2012 by Redeemer Presbyterian Church.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*