Dëshirë për Perëndinë – Desiring God

[youtube=http://www.youtube.com/watch?v=Ki3bz1ekddU&feature=plcp&context=C3a74027UDOEgsToPDskKzwOsxm7N0m49WzcDiW_jl]

Ne mund ta dimë që mbretëria e hirit është ngritur
në zemrat tona — nëse kemi dëshira të vërtetë për Perëndinë.
Përmes rrahjeve të këtij pulsi konkludojmë se ka jetë.

Një dëshirë e vërtetë për Perëndinë është e sinqertë.
Ne e dëshirojmë Peërndinë për veten e tij, për përsosmëritë e tij të qenësishme.
Aroma e parfumit të hirit të Krishtit i tërheq dëshirat e shpirtit tek ai. (KiK 1:3).
Një shenjtor i vërtetë e dëshiron Atë jo vetëm për atë që Perëndia ka, por për faktin kush Ai është. Jo vetëm për shpërblimet e Tij, por për shenjtërinë e Tij. Prandaj asnjë hipokrit nuk mund ta dëshirojë kështu Perëndinë. Ai mund ta dëshirojë Atë për margaritarët e Tij por jo për bukurinë e Tij!

Një dëshirë e vërtetë për Perëndinë është e pangopur. Nuk mund të kënaqet pa Perëndinë, as me gjithë bollëkun e ndreve dhe pasurive të botës, ato nuk kanë për ta kënaqur. Asnjë lule apo muzikë nuk ka për ta kënaqur atë që është i etur. Po kështu, asnjë gjë nuk ka për ta shuar e tjen e shpirtit përveç gjakut të Krishtit. Ai tretet, zemra e tij thyet prej dëshirës për Perëndinë. Psalmi 84:2, Psalmi 119:20.

Një dëshirë e vërtetë pas Perëndisë është aktive. Ajo lulëzon në përpjekje. “Me shpirtin tim të dëshiroj natën, po, me frymën që është brenda meje të kërkoj në mëngjes herët; sepse kur shfaqen gjykimet e tua mbi tokë, banorët e botës mësojnë drejtësinë.” Isaia 26:9. Një shpirt që dëshiron drejt thotë, “Duhet të kem Krishtin! Duhet të kem hirin! Duhet të kem qiellin, edhe pse më duhet ta rrëmbej me forcë!”

Një dëshirë e vërtetë pas Perëndisë është supreme. Ne dëshirojmë Krishtin, jo vetëm më tepër se botën, por më tepër se qiellin! “Cilin kam në qiell veç teje?” Psalmi 73:25. Vetë qielli nuk do na kënaqë pa Krishtin. Krishti është diamanti në unazën e lavdisë!

Një dëshirë e vërtetë pas Perëndisë rritet. Nuk kënaqet vetëm me pak prej Perëndisë, shpirti i devotshëm kërkon gjithmonë e më tepër. Një pikë ujë nuk mjafton për udhëtarin e etur. Edhe pse i krishteri është mirënjohës edhe për thërrimen më të vogël të hirit, ai nuk është i kënaqur as me masën më të madhe të tij. Ai ende ka etje për më tepër prej Krishtit dhe Frymës së Tij. Një shenjtor dëshiron më tepër njohuri, më tepër shenjtëri, më tepër nga prania e Krishtit. Një vështrim i vogël i Krishtit përmes sakramenteve është gjë e ëmbël, por shpirti nuk ndal kurrë së dëshiruari derisa ta shohë atë ballë për ballë! Ai dëshiron që hiri të përsoset në lavdi! Dëshiron të zhytet plotësisht në ëmbëlsinë e Perëndisë. Ne do të rrëmbehemi në praninë e Perëndisë dhe do të zhytemi përjetë në ato ujëra aromatike kënaqësie, të cilat burojnë nga dora e Tij e djathtë!

Sigurisht që kjo dëshirë e sinqertë për Perëndinë është një shenjë e bekuar që mbretëria e hirit ka ardhur në zemrat tona. Rrahjet e këtij pulsi tregojnë jetë! “Dëshirat për Perëndinë janë dëshira prej Perëndisë.” Nëse hekuri, ndryshe nga natyra e vet ngrihet lart, kjo është një shenjë që magnet ka qenë duke e tërhequr! Po kështu, nëse shpirti lëviz drejt Perëndisë me dëshira të sinqerta, kjo është një shenjë që magneti i Frymës ka qenë duke e tërhequr.

Tomas Uotson 1620-1686

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*