Dy lloj kundërshtimesh ndaj Jezusit!

9 Dhjetor

Mbreti Herod, kur dëgjoi këto fjalë, u shqetësua, dhe bashkë me të mbarë Jeruzalemi. – Mateu 2:3

Jezusi i shqetëson njerëzit që nuk duan ta adhurojnë dhe sjell kundërshtim ndaj atyre që duan ta bëjnë këtë gjë. Kjo ka të ngjarë të mos jetë pika kryesore në mendjen e Mateut por nuk mund t’i shpëtojmë dot nga mënyra si shpaloset historia.

Në këtë histori ka dy lloje njerëzish që nuk duan ta adhurojë Jezusin, Mesian.

Lloji i parë janë ata njerëz që thjesh nuk bëjnë asgjë me Jezusin. Ai nuk llogaritet në jetën e tyre. Ky grup përfaqësohet nga priftërinjtë dhe skribët. Vargu 4 thotë, “Dhe, mbasi i mblodhi të gjithë krerët e priftërinjve dhe skribët e popullit, i pyeti ku duhet të lindte Krishti.” Epo, ata i thanë, dhe kaq, pastaj ju kthyen punës si normalisht. Heshtja e hapur dhe mosveprimi i udhëheqësve është marramendës nën dritën e asaj që po ndodhte.

Vini re vargun 3 ku thuhet, “Mbreti Herod, kur dëgjoi këto fjalë, u shqetësua, dhe bashkë me të mbarë Jeruzalemi.” Me fjalë të tjera, përreth po përhapeshin fjalë që dikush kishte thënë se Mesia kishte lindur. Mosveprimi i priftërinjve nga njëra anë është tronditës – pse nuk shkuan me dijetarët? Ata nuk ishin të interesuar. Ata nuk e adhurojnë Perëndinë e vërtetë. Lloji i dytë i njerëzve që nuk duan ta adhurojnë Jezusin është ai lloj që shqetësohet shumë prej tij. Në këtë histori ky është Herodi. Ai është tepër i frikësuar. Aq shumë sa komploton, gënjen dhe pastaj kryen një genocid thjesht për të hequr qafe Jezusin.

Prandaj edhe sot, këto dy lloj kundërshtimesh dalin kundër Krishtit dhe adhuruesve të tij: indiferenca dhe armiqësia. Mos je ti në një prej këtyre grupeve?

Lejo që kjo Krishtlindje të jetë koha kur të konsiderosh Mesian dhe të meditosh se çfarë do të thotë ta adhurosh atë.

© Desiring God

Leje: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe të mos merrni asnjë pagesë përveç kostos së riprodhimit. Për postimet në internet, preferohet të bëhet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit. Çdo përjashtim ndaj lejes së mësipërme duhet të aprovohet prej shërbesës Desiring God.

By John Piper. © Desiring God. Website: desiringGod.org

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*