Kush është Perëndia?

Pyetja 2

Kush është Perëndia?

Perëndia është krijuesi dhe mbështetësi i gjithçkaje dhe të gjithëve. Ai është i përjetshëm, i pafund dhe i pandryshueshëm në pushtet dhe përsosmëri, mirësi dhe lavdi, urtësi, drejtësi dhe të vërtetë. Asgjë nuk ndodh veçse përmes tij dhe vullnetit të tij.

Nuk ka asnjë të barabartë me ty midis perëndive, o Zot, as ka vepra të njëllojta me të tuat. Tërë kombet që ti ke krijuar do të vinë të bien përmbys para teje, o Zot, dhe do të përlëvdojnë emrin tënd. Sepse ti je i madh dhe kryen mrekulli; vetëm ti je Perëndia… Por ti, o Zot, je një Perëndi i mëshirshëm dhe i dhembshur që zemërohet ngadalë dhe që ka shumë mirësi dhe të vërtetë.

Psalmi 86:8–10 dhe 15

Komentim

Perëndia është qënia e përjetshme dhe e pavarur… Ai u jep ekzistencën të gjitha krijesave…. Perëndia është qënia e përjetshëme dhe e pandryshueshme… Qënia e tij nuk ka asnjë kufizim. Engjëjt dhe njerëzit kanë qëniet e tyre, por ata janë të kufizuar;…por Perëndia është një qënie e pamasë që nuk mund të përfshihet brenda ndonjë caku… Nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë një kohë kur Perëndia të mos ketë thënë për veten “Unë jam’… Ai është një Perëndia që u jep qënie të gjitha gjërave… Ai është Qënia e qënieve, që ekziston në veten e tij;… “Unë jam ai që jam, ashtu si jam do jem për gjithë përjetësinë”… Ai është i pafund në pushtet, sovran në sundim, dhe i pakufizuar ashtu si nuk janë krijesat… Ai është aq i fortë saqë është i plotfuqishëm, Ai është Ai për të cilin asgjë nuk është e pamundur…. Atij nuk i mungon asgjë, Ai është pafundësisht i bekuar me përsosmërinë e pafundme të qënies së tij të lavdishme…. Ai është i vetëmjaftueshëm, i gjithmjaftueshëm, absolutisht i përsosur…. Tek Perëdia nuk ka ndryshim apo hije ndryshimi, por Ai është përjetësisht i njëjtë… Perëndia ka qenë gjithmonë, është përherë dhe do të jetë përjetësisht. Edhe pse manifestimet e vetes së tij para krijesave janë në kohë, gjithsesi esenca e qënies së tij nuk u kufizua prej kohës dhe as do mund të kufizohet. Shihni pas apo përpara, Perëndia nga përjetësia në përjetësi është qënia më e vetëmjaftueshme, më e pafundme, më e përsosur dhe më e bekuar; Ai është shkaku i parë i qënies tonë dhe për qënien e tij nuk ka asnjë shkak; Ai është një plotësi e pafundme e përjetshme dhe zotërim i vetes së tij për veten e tij. Çfarë Perëndia është, ka qenë nga përjetësia dhe çfarë është do të jetë në përjetësi.

Thomas Brooks (1608–1680). Predikues Puritan Anglez. Brooks studioi në Universitetin e Kembrixhit para se të bëhej rektori i një kishe në Londër. Ai u hoq nga detyra por vazhdoi të punonte në Londër edhe gjatë Plagës së Madhe. Ai shkroi disa dhjetëra libra, shumica e të cilëve janë të natyrës devocionale, I Krishteri i Heshtur nën Thuprën e Disiplinës (nga i cili është shkëptur edhe kjo lutje) është më i njohuri nga të gjithë.

Shkëputur nga “Vërtetimi i Hyjnisë së Përjetshme të Krishtit” in The Complete Ëorks of Thomas Brooks, edited by Rev. Alexander Balloch Grosart, Volume 5 (Edinburgh: James Nichol, 1866), 150–157.

Video


Lutje

O Mirësi sovrane, o Urtësi e pushtetshme, unë besoj që Ti me ëmbëlsi cakton dhe qeveris gjithçka, madje edhe gjërat më të vogla, edhe gjërat më të hidhura për lavdinë tënde dhe për të mirën e atyre që të duan Ty. O Ati i familjeve të qiellit dhe tokës, unë besoj që Ti i shpalos të gjitha ndodhitë në mënyrë të atillë që mirësia jote të lartësohet sa më mirë tek gjithë fëmijët e tu, në mënyrë të veçantë tek ata sytë e të cilëve shohin drejt Teje. Unë të përgjërohem me përunjësi, më mëso të admiroj të gjitha udhët e tua, edhe pse nuk mund t’i kuptoj; më mëso të jem i gëzuar që Ti je mbret dhe të të falenderoj për të gjitha gjërat që më ndodhin; duke e parë që Ti i ke zgjedhur këto për mua dhe si rrjedhim “u ke vënë vulën tënde si të mira për mua.” Më jep hirin tënd për gjërat që do të përball që në gjithçka të bëj atë që të pëlqen Ty; dhe pastaj me një nënshtrim absolut ndaj urtësisë tënde t’i lë të gjitha rrjedhojat e tyre në duart e Tua.

Xhon Uesli (John Weslley, 1703–1791). Predikues dhe teolog Anglez. Ueslit dhe vëllait të tij i dedikohet themelimi i lëvizjes Metodiste Angleze. Në përgjithësi ai udhtonte me kalë, predikonte dy apo tri herë në ditë dhe thuhet që ka dhënë më tepër se 40,000 predikime. Ai gjithashtu ishte një shkrimtar i njohur himnesh të krishtera.

Shkëputur nga “Format e Lutjes: E enjte në mëngjes”

New City Catechismwas adapted by Timothy Keller and Sam Shammas from the Reformation catechisms. Copyright © 2012 by Redeemer Presbyterian Church.


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*