Lexoje Biblën me druajtje

nga Tomas Uotson

Lexoje Biblën me druajtje. Në çdo rresht që lexon mendo që Perëndia po të flet ty. Arka në të cilën u vendos ligji ishte veshur me ar dhe transportohej me shufra në mënyrë që Levitët të mos e preknin (Eksodi 25:14). Pse veprohej kështu veçse për të treguar druajtje ndaj ligjit? Lexoje Biblën me seriozitet. Kjo është një çështje jete apo vdekjeje; ju duhet të sprovoheni prej kësaj Fjale; ndërgjegjja dhe Shkrimi janë juria që Perëndia do të përdorë në gjykimin tuaj. Lexoje Fjalën me ndjenjë. Le të gjallërohet zemra juaj me Fjalën; shko tek ajo për të marrë zjarr. “A nuk na digjeshin zemrat përbrenda” (Luka 24:32)? Përpiqu që Fjala të mos jetë vetëm një llambë për të të drejtuar, por edhe një zjarr për të të ngrohur. Lexoji Shkrimet jo vetëm si histori, por si një letër dashurie të dërguar prej Perëndisë e cila mund të prekë zemrën tënde. Lutu që i njëjti Frymë që shkroi Fjalën të të mbështesë në leximin e saj; që Fryma e Perëndisë të të tregojë gjërat e mrekullueshme në ligjin e tij. “Afroju” i tha Perëndia Filipit “dhe arrije atë karrocë” (Veprat 8:29). Prandaj kur Fryma e Perëndisë bashkohet me karrocën e Fjalës së Tij atëherë ajo bëhet e efektshme.

Burimi: http://thomaswatsonquotes.com/read-the-bible-with-reverence/

Përkthimi: https://fjaletejetes.com

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*