Misioni i kërkim-shpëtimit

1 Dhjetor

Misioni i kërkim-shpëtimit

Sepse Biri i njeriut erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë atë që kishte humbur.

Luka 19:10

Fjala ‘advent’ do të thotë “ardhje.” Gjatë kësaj periudhe të vitit fokusohemi tek kuptimi i ardhjes së Birit të Perëndisë në botë. Fryma e kremtimit tonë duhet të jetë fryma në të cilën Ai erdhi. Fryma e asaj ardhjeje përmblidhet tek Luka 19:10, “Sepse Biri i njeriut erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë atë që kishte humbur.”

Ardhja e Jezusit ishte një mision kërkim-shpëtimi. “Sepse Biri i njeriut erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë atë që kishte humbur.”

Prandaj Adventi është një stinë për të menduar rreth misionit të Perëndisë për të kërkuar dhe shpëtuar njerëzit e humbur prej zemërimit që po vjen. Perëndia e ringjalli prej së vdekurish, “Jezusin, që na çliron nga zemërim që po vjen.” (1 Thesalonikasve 1:10). Kjo është një stinë për të çmuar dhe adhuruar këtë karakteristikë të Perëndisë – që Ai është një Perëndi që kërkon dhe shpëton, Ai është një Perëndi në një mision, një Perëndi i cili nuk është i largët, pasiv apo i pavendosur. Ai nuk është kurrë në gjendje mirëmbajtjeje, apo duke shkuar kuturu. Ai dërgon, gjurmon, kërkon, shpëton. Ky është kuptimi i Adventit. Libri i Veprave është një kremtim i kësaj zemre të Perëndisë – Atij që vepron për të kërkuar dhe shpëtuar të humburit. Është tregimi i ardhjes së vazhdueshme të Jezusit në gjithnjë e më tepër popuj të botës. Veprat është historia sesi kisha e hershme i kuptoi fjalët, “Sikurse më ka dërguar mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju.” (Gjoni 20:21). Është historia sesi ardhja vertikale e Perëndisë në misionin e Jezusit kthehet në ardhjen horizontale të Jezusit në misionin e kishës. Ardhja e Tij në ne.

Jezusi erdhi në botë në Adventin e parë dhe çdo Advent qysh atëherë është një kujtim për ardhjen e Tij të vazhdueshme në gjithnjë e më tepër jetë njerëzish. Në fakt, Adventi është adventi ynë – ardhja jonë, hyrja jonë në jetët e atyre përreth nesh dhe në popujt e botës.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*