Perëndisë mund t’i besojmë!

8 Dhjetor

prej John Piper

Perëndisë mund t’i besojmë!

Vetë Moisiu, në fakt, u tha etërve: “Zoti, Perëndia juaj do të ngjallë për ju një profet si unë nga mesi i vëllezërve tuaj; dëgjojeni në të gjitha gjërat që ai do t’ju thotë! Dhe do të ndodhë që kushdo që nuk do ta dëgjojë atë profet, do të shkatërrohet në mes të popullit”. Gjithashtu të gjithë profetët, të gjithë ata që kanë folur qysh nga Samueli e këtej, i kanë shpallur këto ditë. Ju jeni bij të profetëve dhe të besëlidhjes që bëri Perëndia me etërit tanë, duke i thënë Abrahamit: “Dhe në pasardhësit e tu do të bekohen të gjitha kombet e dheut”. Perëndia më së pari, mbasi e ringjalli Birin e tij Jezusin, jua ka dërguar juve që t’ju bekojë, duke larguar secilin nga ju nga paudhësitë e tij ”.

Veprat 3:22-26

Nga e njëjta pjesë tani mësojmë që pjesë e bekimit është demonstrimi i besueshmërisë së Perëndisë. Pjetri i radhit premtimet. Në vargun 22 ai thotë që Moisiu e parashikoi ardhjen e një profeti si ai. Në vargun 24 ai thotë që të gjithë profetët nga Samueli e në vazhdim i shpallën këto ditë – ditët e Jezusit.

Në vargun 25 ai thotë që Perëndia i bëri një premtim Abrahamit për këto ditë. Ideja është që kur të vijë Jezusi do ta konfirmojë të vërtetën e gjithë këtyre premtimeve. Ai tregon që Perëndia është i besueshëm; ai e mban fjalën.

Ja sesi e shpreh Pali këtë gjë tek Romakëve 15:8, “Tani unë po ju them se Jezu Krishti u bë shërbëtor i të rrethprerëve për të vërtetën e Perëndisë, për të vërtetuar premtimet e dhëna etërve.” Ja pra tek është shpallur në mënyrën më të qartë: Krishti erdhi për të vërtetuar që Perëndia thotë të vërtetën, që Perëndia i mban premtimet. Krishtlindja do të thotë që Perëndisë mund t’i besojmë.

Kjo është pjesë e bekimit që ai sjell – të cilin ai ua ofron në këtë stinë Adventi. Është bekim për shkak se atje ku harrohet jeta morale dhe frymërore shpërbëhet. Themeli i jetës morale është besnikëria e Perëndisë. Një shoqëri që harron vendin qendror të besnikërisë absolute të Perëndisë harron themelin e së vërtetës, themelin e moralit dhe themelin e bukurisë.

Krishtlindja është ritheksimi i themelit të gjithë të vërtetës, mirësisë dhe bukurisë, për shkak se Krishtlindja do të thotë që Perëndia është i besueshëm.

Besnikëria e Perëndisë është e pandryshueshmja në një univers ndryshimesh. Besnikëria e Perëndisë është absolutja e palëkundshme. Nëse harrojmë besnikërinë e Perëndisë kemi ngelur pa spirancë, timoni na është prishur, bashi është thyer dhe anija e jetës (politike, shoqërore, arsimore, shkencore dhe familjare) thjesht ka mbetur në mëshirën e shtrëngatave të dëshirave njerëzore.

Prandaj po e them me gjithë zemrën time: demonstrimi i besnikërisë së Perëndisë është një bekim i madh. Ua jepni këtë bekim fëmijëve tuaj. I thoni brezit të ri herë as here: Perëndia është besnik; Perëndia e mban fjalën; Perëndia nuk gënjen; Perëndisë mund t’i besojmë! Ky është një prej bekimeve të Adventit. Pranojeni këtë si një dhuratë të mrekullueshme për Krishtlindje dhe jepjani sa më shumë njerëzve që të keni mundësi.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*