Përgatit udhën!

1 Dhjetor

“Dhe do t’i kthejë shumë prej bijve të Izraelit te Zoti, Perëndia i tyre. Dhe do të shkojë përpara tij në frymë dhe pushtet të Elias, për t’i kthyer zemrat e prindërve te fëmijët dhe rebelët në urtinë e të drejtëve, për t’ia bërë gati Zotit një popull të përgatitur mirë”. – Luka 1:16–17

Atë që Gjon Pagëzori bëri për Izraelin, Krishtlindja mund ta bëjë për ne. Mos lejoni që Krishtlindja t’ju gjejë të papërgatitur. Dua të them frymërisht të papërgatitur. Gëzimi dhe ndikimi i saj ka për të qenë shumë herë më i madh nëse jeni gati!

Në mënyrë që të jeni të përgatitur…

Së pari, meditoni rreth faktit që kemi nevojë për një Shpëtimtar. Krishtlindja është padi para se të bëhet kënaqësi. Ajo nuk ka për të pasur efektin e saj të catuar derisa të ndihemi thellësisht në nevojë për një Shpëtimtar.

Së dyti, përfshihuni në një vetëekzaminim të sinqertë. Periudha e pritjes së Krishtlindjes është pak a shumë si është Kreshma për Pashkën. “Më heto, o Perëndi, dhe njihe zemrën time; më provo dhe njihi mendimet e mia. dhe shiko në se ka tek unë ndonjë rrugë të keqe dhe më udhëhiq nëpër rrugën e përjetshme.” (Psalmet 139:23-24). Çdo zemër le të bëjë vend për Krishtin… duke u pastruar.

Së treti, krijoni në shtëpinë tuaj – në mënyrë të veçantë tek fëmijët – një pritje dhe ngazëllim që ka Perëndinë në qendër. Nëse jeni të ngazëlluar për Krishtin do të jenë edhe ata. Nëse mund ta bëni Krishtlindjen ngazëlluese vetëm me gjëra materiale, si do të fitojnë fëmijët një etje për Perëndinë? Bëni çdo përpjekje me imagjinatën tuaj për ta bërë mrekullinë e ardhjes së Mbretit të dukshme për fëmijët.

Së katërti, kaloni shumë kohë me Shkrimet dhe mësoni përmendësh pjesë të rëndësishme! “A nuk është fjala ime si zjarri?”, thotë Zoti, “dhe si një çekiç që thyen gurin?” (Jeremia 23:29). Mblidhuni përreth atij zjarri këtë stinë pritjeje të Krishtlindjes. Është ngrohtë. Xixëllon me ngjyrat e hirit. Ka shërim për një mijë lëndime. Është dritë për netët e errëta.

© Desiring God

Leje: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe të mos merrni asnjë pagesë përveç kostos së riprodhimit. Për postimet në internet, preferohet të bëhet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit. Çdo përjashtim ndaj lejes së mësipërme duhet të aprovohet prej shërbesës Desiring God.

By John Piper. © Desiring God. Website: desiringGod.org

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*