10 Rezultate të Ringjalljes

prej Jonathan Parnell | 8 Prill 2012

1. Një Shpëtimtar që nuk mund të vdesë kurrë.

“Duke ditur se Krishti, që u ringjall prej së vdekurish, nuk vdes më.” Romakëve 6:9

2. Pendimi.

“Atë Perëndia e lartësoi me të djathtën e vet dhe e bëri princ dhe shpëtimtar për t’i dhënë Izraelit pendim dhe falje të mëkateve.” Veprat 5:31

3. Lindja e Re.

“Qoftë bekuar Perëndia, Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, i cili sipas mëshirës së tij të shumtë na rilindi për një shpresë të gjallë me anë të ngjalljes së Jezu Krishtit prej së vdekurish.” 1 Pjetri 1:3

4. Falja e mëkateve.

“Por në qoftë se Krishti nuk është ringjallur, i kotë është besimi juaj; ju jeni ende në mëkatet tuaja.” 1 Korintasve 15:17

5. Fryma e Shenjtë

“Këtë Jezus Perëndia e ka ringjallur; për këtë të gjithë ne jemi dëshmitarë! Ai pra duke qenë i ngritur në të djathtë të Perëndisë dhe duke marrë nga Ati premtimin e Frymës së Shenjtë, derdhi atë që ju tani shihni e dëgjoni.” Veprat 2:32-33

6. Nuk ka më asnjë dënim për të zgjedhurit.

“Kush është ai që do t’i dënojë? Krishti është ai që vdiq, por që më tepër ai edhe u ringjall; ai është në të djathtë të Perëndisë dhe ai ndërmjetëson për ta.” Romakëve 8:34

7. Miqësia dhe mbrojtja personale e Zotit.

“Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës.” Mateu 28:20

8. Prova e gjykimit të ardhshëm.

“Sepse ai ka caktuar një ditë në të cilën do të gjykojë me drejtësi botën me anë të një burri të cilin ai e ka caktuar; dhe për këtë u ka dhënë të gjithëve një provë të sigurt, duke e ringjallur prej së vdekurish.” Veprat 17:31

9. Shpëtim nga zemërimi i ardhshëm i Perëndisë.

“Për të pritur prej qiejve Birin e tij, të cilin e ngjalli prej së vdekurish, Jezusin, që na shpëton nga zemërimi që po vjen.” 1 Thesalonikasve 1:10, Romakëve 5:10

10. Ringjallja jonë prej së vdekuri.

“Duke ditur se ai që ringjalli Zotin Jezus, do të na ringjallë edhe ne nëpërmjet Jezusit, dhe do të na paraqesë bashkë me ju.” 2 Korintasve 4:14, Romakëve 6:4, 8:11; 1 Korintasve 6:14, 15:20

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*