17 Maj – Octavius Winslow

“Bashkëtrashëgimtarë me Krishtin.” Romakëve 8:17

Kjo duhet kuptuar në një mënyrë të të kufizuar edhe pse ende është mjaft e zgjeruar. Në kuptimin e saj më të lartë – për sa i përket Hyjnisë thelbësore të Zotit tonë – Ai është trashëgimtari i të gjitha gjërave. Të gjitha botët dhe të gjithë shpirtrat janë të Tij. Të gjitha gjërat u krijuan prej Tij dhe për Të. Qielli është froni i Tij, dhe toka është stoli i këmbëve të Tij. Ne nuk mund të pranohemi të jemi pjesëmarrës në këtë trashëgimi. Dhe as nuk mund të ketë ndonjë bashkëndarje me Krishtin në meritën që bleu shpengimin tonë. Edhe në këtë pikë Ai është vetëm, asnjë krijesë nuk e ndihmoi në punën e Tij, dhe nuk ndan lavdi me Të. Por në mënyrë ndërmjetësuese, në rrjedhojat e bashkimit që ekziston mes Krishtit dhe popullit të Tij, ata bëhen trashëgimtarë me Të në të gjitha privilegjet dhe shpresat që i përkasin mbretërisë së Tij.

Bashkimi ynë me Zotin Jezus na sjell në zotërimin e bekimeve të mëdha dhe të patregueshme. Mbi shlyerjen e Tij ne mbështesim rrëfimin tonë. Ai meriton gjithçka, dhe ne zotërojmë gjithçka. Të gjitha bekimet dhe lavditë e trashëgimisë tonë të tanishme rrjedhin tek ne përmes Krishtit. “Në të cilin kemi marrë një trashëgimi.” “Nëse jemi bij jemi dhe trashëgimtarë të Perëndisë përmes Krishtit.” Nuk ka mundësi që ta theksojmë këtë të vërtetë më tepër se duhet. Ne nuk zotërojmë asnjë gjë – nuk marrim asnjë gjë – nuk presim asnjë gjë, përveçse përmes Krishtit. Gjithçka na është dhënë përmes konsiderimit të drejtësisë e cila e lartëson dhe e nderon qeverisjen Hyjnore.

Jezusi është Marrësi i merituar, dhe ne marrim vetëm përmes Tij. Duke iu referuar të drejtës tonë për të marrë dhe zotërimit tonë të trashëgimisë, apostulli i gjurmon gjërat pas tek shlyerja e Birit të Perëndisë – “Për këtë arsye ai është ndërmjetësi i Besëlidhjes së re që, me anë të vdekjes që u bë për shpërblimin e shkeljeve që u kryen gjatë Besëlidhjes së parë, të thirrurit të marrin premtimin e trashëgimisë së amshuar.” Prandaj, është vetëm përmes “aftësisë” së dhënë prej Krishtit, meritës që Ai zuri vendin tonë, dhe drejtësisë që Ai na llogarit ne, që ne bëhemi “pjesëtarë të trashëgimisë së shenjtorëve në dritë.”

Shpengues i bekuar! Në çfarë dinjitet dhe nderim, në çfarë privilegj dhe bekim, në çfarë shprese dhe lavdie na ka ngritur bashkimi ynë me Ty! Ne ishim të rënë; dhe Ti na ke ngritur lart; ne ishim të varfër dhe Ti na ke pasuruar; ne ishim të zhveshur, dhe Ti na ke veshur; ishim të huaj, dhe Ti na bëre fëmijë; ishim të falimentuar, dhe Ti na bëre trashëgimtarë: humbën gjithçka për shkak të bashkimit fatal me Adamin e parë; morrëm gjithçka, dhe pafundësisht më tepër, përmes bashkimit tonë të lavdishëm me Tu! Qofsh Ti gjithnjë edhe më i çmuar për ne, qofshim ne gjithnjë edhe më të përkushtuar ndaj Teje!


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*