19 Mars – Octavius Winslow

19 Mars

“Pastaj iu priu jashtë deri në Betani dhe, si i ngriti lart duart, i bekoi.” Luka 24:50

Le t’i afrohemi vendit ku Shpengimtari u ngjit në qiell. Ishte Mali i Ullinjve, afër Betanisë; pra të dyja tregimet e ngjitjes së Krishtit të regjistruara nga Luka, njëra këtu në Ungjill dhe tjetra tek Veprat e Apostujve 1:12 përputhen në mënyrë të përsosur. Oh me çfarë kujtimesh të mëdha, të shenjta, solemne dhe të tmerrshme që do të ishte ai vend për Jezusin! Ky nuk ishte vend i huaj dhe i pashkelur për Të. Në rrëzë të malit, nga maja e të cilit Ai u ngjit në lavdi, kishte shkuar me dishepujt e Tij për lutje dhe meditim të shenjtë. Atje filluan edhe vuajtjet e Tij. Atje duroi konfliktin e frikshëm kur shpirti i Tij ishte “jashtëzkonisht i trishtuar deri për vdekje.” Atje, rënë përmbys mbi pluhur, me kupën që i dridhej në dorën e Tij, pikat e djersës që i binin si pika gjaku përtokë, tri herë e zbrazi shpirtin e Tij me atë lutje përgjëruese, “O At, nëse është e mundur, largoje këtë kupë prej meje; megjithatë, mos u bëftë ajo që dua unë por ajo që do Ti.” Po, ishte nga Mali i Ullinjve, skena e fundit e agonisë së Tij të thellë mendore, dhe afër Betanisë (që do të thotë shtëpia e pikëllimit), Zoti ynë i bekuar u nis për tek Ati dhe Perëndia i Tij, për t’u kënaqur në praninë e Tij përjetë, dhe për të pirë thellësisht dhe përjetësisht nga kënaqësitë që gjenden në të djathtën e Tij. Kështu do të jetë edhe me pjesëtarët e Tij. Si për t’i theksuar lavditë e qiellit me kontrastin e vuajtjeve të tokës, apo për t’i dhënë një melodi më të thellë këngës së tyre, një ëmbëlsi më të madhe gëzimit të tyre, një karakter më fisnik rrëmbimit të tyre, dhe një ndjesi më të thellë hirit që i solli atje, shpesh i pëlqen Zotit që pikëllimi në forma të ndryshme ta përhapë zymtësinë më të madhe rreth shtegut të fëmijëve të Perëndisë, kur ata janë fare pranë kalimit të tyre në lavdi. Kur janë në pritje të zbritjes së butë dhe të perndimit pa re, ata kanë thënë bashkë me Jobin, “Do të vdes në folenë time,” duket sikur Perëndia At ka rezervuar llumin më të hidhur të kupës së pikëllimit për buzët që janë duke vdekur, dhe sikurse Jakobi, janë shtrënguar të presin që flokët e tyre të bardha të zbresin në varr me pikëllim. Kështu, përmes shumë mundimesh ata hyjnë në mbretëri; largohen nga shtëpia e pikëllimit, largohen nga Mali i Ullinjve, dhe ngjiten në Malin Sion, rrëmbehen si në një karrocë të zjarrtë. Gjithësesi, “Ai bën çdo gjë mirë.” Krahasuar me vuajtjet e Jezusit, në formën e vet më të rëndë, vuajtja jonë është thjesht “një mundim i lehtë,” dhe nëse krahasohet me një përjetësi shkëlqimi, edhe kur vuajtja më e gjatë është thjesht “për një moment.”


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*