24 Korrik – Octavius Winslow

fjala

Kjo lutje gjithashtu nënkupton mjerisht faktin sa e nevojshme që është në shumë besimtarë një ringjallje e shpirtit. Është sikur Zoti ta vërë dorën e Tij për herë të dytë në veprën e hirit në zemër. “Kur të jesh kthyer,” i tha Zoti Pjetrit, “forco vëllezërit e tu.” Çfarë, a nuk ishte kthyer tashmë Pjetri? Shumë e vërtetë. Por, edhe pse ishte tashmë i rilindur ai ishte dobësuar aq shumë në hir sa kishte nevojë për një rikthim. Prandaj, kuptimi i Zotit tonë duket qartë që është, “Kur të jesh ripërtërirë, rikthyer, rigjallëruar, atëherë forco vëllezërit e tu.” Sa shumë nga ata që rrëfejnë fenë kanë nevojë për një pagëzim (mbushje) të freskët me Frymën e Shenjtë! Ndoshta edhe ju lexues jeni një prej këtyre. Ku është zelli frymëror që tregoje dikur? Ku është gëzimi frymërore të cilin e zotëroje dikur? Ku është shpresa e qartë të cilën e shijoje dikur? Ku është ecja e përulur me Perëndinë në të cilën ecje dikur? Ku është aroma që dikur e përhapje? Mjerisht, tani shpirti yt është bërë një me pluhurin dhe ke nevojë për hirin rikthyes, pagëzimin (mbushjen) e ripërtërirë të Frymës. Lutja juaj është “Më ringjall.”

Një manifestim i qartë i jetës Hyjnore në shpirt nuk është bekimi më i vogël që përfshihet në këtë lutje për rigjallërim. Sa pak përjetim që ka në fenë e shumë njerëzve! Ka një besim të plotë të gjykimit të së vërtetës; ka një bisedë rreth fesë, shërbesës dhe kishës. Por ku ndihet fuqia përjetuese, fuqia që zbeh tokën dhe tërheq drejt qiellit e një perëndishmërie jetësore në shpirt? Lexues i dashur, në momentin që prova e rrëfimit tënd fetar, kredos tënde fetare dhe ideve të tua fetare është afër, pyetja e madhe në atë moment serioz ka për të qenë, “A jam gati të vdes? A e kam në shpirtin tim jetën e Perëndisë? A kam lindur nga Fryma? A kam një Krisht të gjallë në zemrën time që tani po më lë dhe po vdes?”

Çfarë lutjeje është kjo nën dritën e një skene dhe hetimi kaq solemn: “Më rigjallëro, Zot, rigjallëroje punën Tënde në shirtin tim, forcoje atë që ke bërë në mua. Dashuria që ftohet, besimi që dridhet, shpesa që lëkundet, gëzimi që pakësohet; frymëzojnë me jetë të re, energji dhe fuqi të re! Nuk ka rëndësi çfarë mendojnë të tjerët për mua; Zot, Ti e di që shpirti im është bërë një me pluhurin. Në zemrën time ka më tepër nga toka se nga qielli; më tepër nga vetja se nga Krishti; më tepër nga krijesa se nga Perëndia. Ti më njeh çdo të fshehtë – si lëkundet hiri im, si ftohet dashuria ime, sa rrallë e vizitoj dhomëzën e lutjes, sa shumë e neglizhoj Biblën time, sa nuk më shijojnë mjetet e hirit, dhe sa të lodhshme dhe të plogështa që janë të gjitha detyrat dhe privilegjet frymërore. Zot, vepro Ti për rigjallërimin e shpirtit tim, oh, rigjallëromë, më ringjall në udhët e Tua. Zgjeroje zemrën time në mënyrë që të vrapoj në shtegun e urdhërimeve të Tua.”


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*