24 Maj – Octavius Winslow

“Jezusi u tha atyre: ‘Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: para se të kishte lindur Abrahami, unë jam’.” Gjoni‬ ‭8:58‬

Lexues i dashur, çfarë deklarate e mrekullueshme që është kjo! Çfarë të vërtete të lavdishme dhe të çmuar që përfshin ajo! A je besimtar në Jezusin? A është Ai shpëtimi yt, pranimi, shpresa dhe dëshira jote? Atëherë hidhe spirancën e besimit tënd thellë dhe në mënyrë të sigurt këtu; do të shohësh që Ai është një shkëmb i përjetshëm. Mund të kesh një besim të dobët, madje shumë kanë një besim dyshues; por ja tek është themeli i besimit, në lidhje me të cilin nuk mund të ketë as dobësi dhe as dyshim.

A ke nevojë për një Shpëtimtar të Gjithëpushtetshëm? Vështro Atë! “Para se të kishte lindur Abrahami, Unë jam.” Oh, çfarë themeli për një krimb të mjerë dhe mëkatar nga pluhuri mbi të cilin të ndërtojë! Çfarë e vërtete e patundur që besimi ta përqafojë në formën e tij më të dobët – të kesh një ‘Unë Jam’ të lavdishëm dhe të mishëruar për flijimin tënd shlyes – një Shpengimtar ‘Unë Jam’ – një ‘Unë Jam’ si Garantuesin tënd – një ‘Unë Jam’ si një Ndërmjetës mes Perëndisë dhe shpirtit tënd – një ‘Unë Jam’ si Avokat, një ndërmjetës të përhershëm në oborrin qiellor, i cili përgjërohet çdo moment në bazë të meritave të Tij shlyese – një ‘Unë Jam’ si qendra tek e cila të gjitha premtimet janë “po dhe amen” – një ‘Unë Jam’ si një “Vëlla të lindur për ditën e fatkeqësisë” – një ‘Unë Jam’ si një “ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi”!

Kjo është përgjigja që merr besimi për kërkimet e tij plot ankth dhe dridhje. Të gjithave këtyre në lidhje me besnikërinë e Tij, butësinë e Tij, durimin e Tij, plotësinë e Tij, dhe gjithëmjaftueshmërinë e Tij, Jezusi u përgjigjet duke thënë, “Unë Jam.” Dhe besimtari përgjigjet “Mjafton Zot. Me këtë të vërtetë mund të jetoj, madje dhe të vdes.”


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*