25 Mars – Octavius Winslow

25 Mars

“Dashuria e Krishtit na shtrëngon.” 2 Korintasve 5:14.

Dashuria është parimi i madh ndikues i ungjillit. Feja e Jezusit është më së pari një fe motivi: ajo përjashton çdo parim detyrues; ajo paraqet para mendjes një sërë motivesh të mëdha dhe të fuqishme me të cilat e zë rob kuptimin, vullnetin, dëshirat dhe i radhit të gjitha në shërbimin aktiv të Krishtit. Ligji i Krishterimit nuk është ligji i detyrimit, por ai i dashurisë. Kjo është fuqia e madhe, motivi i madh ndikues, “dashuria e Krishtit na shtrëngon.” Kjo ishte deklarata e apostullit, ky ishte motivi i tij qeverisës; dashuria shtrënguese e Krishtit duhet të jetë motivi qeverisës, parimi ndikues i çdo besimtari. Veçmas ndikimit shtrëngues të dashurisë së Krishtit në zemër, nuk ka sesi të ketë një bindje të vullnetshme, të gatshme dhe të shenjtë ndaj urdhërimeve të Tij. Bindja si detyrë dhe ndikimi i frikës ndonjëherë mund ta nxitin shpirtin të shkojë pëpara, por dashuria është e vetmja që mund të të shtyjë drejt një bindjeje të dashur dhe të shenjtë; çdo bindje që vjen prej një burimi inferior nuk është bindja që ushqen ungjilli i Jezusit. Marrëdhënia në të cilën qëndron besimtari para Perëndisë, në epokën e besëlidhjes së re, nuk është ajo e skllavit me zotërinë e tij, por ajo e fëmijës me atin e tij. “Dhe, duke qenë se jeni bij, Perëndia dërgoi Frymën e Birit të tij në zemrat tuaja që thërret: ‘Abba, Atë!'” “Ti pra nuk je më një shërbëtor (skllav) por je një bir.” Me këtë marrëdhënie të re dhe frymërore, kërkojmë një motiv të ri dhe frymëror, dhe e gjejmë tek ajo fjalë e vetme dhe gjithëpërfshirëse – Dashuri. Kështu ka deklaruar Zoti ynë: “Nëse më doni, zbatoni urdhërimet e mia;” dhe “ai që më do i zbaton fjalët e mia.” Vetëm atëherë, kur kjo dashuri derdhet në zemrat tona përmes Frymës së Shenjtë mund të presim të gjejmë frytin e bindjes. Të motivuar prej këtij parimi hyjnor, besimtari nuk mundohet për jetën por nga jeta; jo për pranim por nga pranimi. Një jetë e shenjtë, vetë-mohuese dhe kryq-mbartëse nuk është monotonia e skllavit, por bindja e dashur birërore e një fëmije; kjo bindje rrjedh prej dashurisë për personin dhe nga mirënjohja për veprën e Jezusit, dhe është efekti i bekuar i frymës së birësimit në zemër.

Sa i lehtë që bëhet çdo kryq për Jezusin nën ndikimin shtrëngues të këtij parimi! Sa shumë lehtësohet çdo barë dhe se e ëmbël që bëhet çdo zgjedhë! Detyrat bëhen privilegje, vështirësitë zhduken, frikërat qetësohen, turpi përulet dhe vonesa qortohet.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*