3 Korrik – Octavius Winslow

Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: “Ja, unë vendos si themel në Sion një gur, një gur të provuar.” Isaia 28:16

Jezusi krahasohet me vend me një “gur” për shkak të forcës dhe qëndrueshmërisë së tij. Ai është një “Shpëtimtar, madje një shpëtimtar i madh” – “i fuqishëm për të shpëtuar.” “Unë gjej ndihmë tek ai që është i pushtetshëm.” Nëse do ishte e mundur që fakti i Hynisë së Tij të shpallej me një zë bubullime nga froni i përjetshëm, a mund të supozojmë se do të shqiptohet me fjalë më të prera dhe më të qarta se ato që u dëgjuan nga veshët e ungjilltarit të mërguar prej gojës së Krishtit Vetë? “Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi, thotë Zoti, që ishte, që është dhe që do të vijë, i Plotfuqishmi.” Oh sa e vërtetë e nevojshme që është kjo! Asgjë përveçse një shpengimi të plotfuqishëm nuk mund të na kishtë shpëtuar nga të shkuarit në humnerë. Jezusi është shpengimi ynë, dhe ky Jezus është i Plotfuqishëm.

Shpenguesi nuk është vetëm një gur, por është një “gur i provuar.” Është bërë eksperimenti i madh – është bërë prova e madhe, dhe është vërtetuar si plotësisht i mjaftueshëm për t’i arritur të gjitha qëllimet për të cilat Zoti Perëndi e ka vendosur në Sion. Nuk ka pasur asnjë themel tjetër që të jetë sprovuar si ky. Gjithëfuqia e sprovoi në qëllimin e përjetshëm. Në mendjen Hyjnore nuk kishte asnjë dyshim të fshehur, nuk kishte asnjë pasiguri të sikletshme në lidhje me rezultatin. Ati e dinte gjithçka që do të përballonte ky themel, Ai gjithashtu e dinte mirë që do të përballonte gjithçka. Rrjedhojat ishin marramendëse. Këtu u pëfshi vetë lavdia dhe qeverisja e Tij; shpëtimi i të zgjedhurve të Tij duhej siguruar; vdekja me gjithë tmerret e saj duhej anuluar; duhej të zbulohej jeta me gjithë lavditë e saj të pavdekshme dhe të patregueshme; ferri duhej mbyllur dhe duhej hapur qielli për të gjithë besimtarët. Me realitete të tilla kaq madhështore të përfshira, duke pasur rezultate kaq të mëdha dhe të lavdishme në rrezik, mendja e Përjetshme në qëllimin e saj të hirit dhe lavdisë vendosi si themel një “gur të provuar.”

Emanuel i bekuar! Ti je “guri i provuar,” – i provuar prej Atit kur Ai vendosi mbi ty të gjitha mëkatet dhe shkeljet e popullit të Tij, Ai të plagosi, dhe të hidhëroi. U provove nga Ligji, kur ushtroi dhe mori prej teje bindjen tënde të skajshme ndaj urdhërave të tij. I provuar nga drejtësia Hyjnore kur ajo ndezi rreth teje flakën e saj më të ashpër, e megjithatë nuk të konsumoi. I provuar nga Kisha, e cila u ndërtua mbi ty në mënyrë aq të sigurt sa portat e ferrit nuk do të fitojnë kurrë kundër saj. I provuar nga mëkatarët e mjerë, të cilët i sollën barrrët e fajit të tyre te gjaku yt, dhe gjetën falje dhe paqe. I provuar prej besimtarëve, të cilët i kanë sjellë sprovat e tyre te dhembshuria jote, pikëllimet e tyre te dashuria jote, plagët e tyre tek shërimi yt, dhe dobësitë e tyre te forca jote, zbrazëtinë e tyre te plotësia jote, kërkesat e tyre te veshët e tu, dhe nuk u zhgënjyen kurrën e kurrës. Oh, po, Ti je “guri i provuar” tek i cili do të vij moment pas momenti.


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*