3 Shtator – Octavius Winslow

Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, unë i njoh dhe ato më ndjekin;dhe unë u jap atyre jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasin kurrë, e askush nuk do t’i rrëmbejë nga dora ime. Gjoni 10:27-28

Si Ndërmjetësuesi i Perëndia-njeri, Krishti është në gjendje ta mbajë popullin e Tij. Si Kreu i Besëlidhjes dhe Ruajtësi i Kishës së Tij, “i pëlqeu Atit që në Të të banonte e gjithë plotësia”. Ati e dinte se për çfarë do të kishte nevojë familjen e Tij të dashur. Ai e dinte se çfarë prishjesh do t’i kërcënonin, cilat tundime do t’i mashtronin, cilët armiq do t’i sulmonin, cilat sëmundje do t’i rrethonin dhe cilat sprova do t’i shqetësonin; prandaj i pëlqeu Atij, ishte kënaqësia e Tij e mirë dhe e hirshme, që në Birin e Tij, Ndërmjetësuesi i popullit të Tij të dashur, të banonte e gjithë plotësia – një plotësi merite, një plotësi faljeje, një plotësi drejtësie, një plotësi hiri , urtësie dhe forcë, në përpjesëtim me rrethanat e ndryshme, të shumta dhe të larmishme të familjes së Tij. Është “e gjithë plotësia”.

Si Ndërmjetës, pra, i njerëzve të Tij, Ai i mban ata në siguri të përsosur natën dhe ditën. Asnjë njeri, asnjë fuqi, nuk mund t’i rrëmbejë dot nga duart e Tij; Ai ka ndërmarrë shpëtimin e tyre të plotë. Të vdiste për mëkatet e tyre, dhe të ringjallej përsëri për drejtësimin e tyre, dhe prapëseprapë të mos siguronte për sigurinë e tyre gjatë udhëtimit nëpër një botë mëkati dhe tundimi – t’i lënë ata nën kujdestarinë e tyre, si pre e pambrojtur e prishjes të zemrës së tyre, ndaj grackave të Satanit dhe fuqisë së ngatërrimit të botës – do të kishin qenë thjesht një shpëtim i pjesshëm i popullit të Tij. Përballë një armiku të trefishtë – Satani dhe bota në aleancë me zemrat e tyre të ripërtërira dhe të shenjtëruara në mënyrë të papërsosur, ai armik tradhtar që banon brenda kampit, gjithnjë i gatshëm ta tradhtojë shpirtin në duart e armiqve të tij – si mundet një fëmijë i dobët dhe i mjerë i Perëndisë të durojë dhe t’i bëjë ballë kësaj aleance të fuqishme? Por Ai, i cili ishte i fuqishëm për të shpëtuar, është i fuqishëm për të mbajtur; në Të është siguruar gjithçka për të gjitha rrethanat e vështira, të ndërlikuara, të rrezikshme në të cilat mund të gjendet besimtari. Hiri është siguruar për nënshtrimin e çdo prishjeje të lindur – është siguruar një mburojë për çdo sulm të armikut; urtësi, forcë, ngushëllim, dhembshuri, mirësi – të gjitha, gjithçka që mund të kërkojë një mëkatar i varfër besimtar, të gjitha këto janë ruajtur me bollëk në Jezusin, Kreun e besëlidhjes për gjithë plotësisë e Perëndisë për popullin e Tij.

Por si mundet një fëmija i Perëndisë të përfitojë nga ky sigurim? Jeta e thjeshtë, por e lavdishme e besimit e shfaq veten këtu. Me anë të besimit, besimtari arrin në këtë furnizim të pasur dhe të bollshëm; me anë të besimit ai e çon hiçin e tij te gjithë-mjaftueshmërinë e Krishtit; me anë të besimit ai e çon padenjësinë e tij te merita e pafund e Krishtit; me anë të besimit ai e çon dobësinë e tij te forca e Krishtit, marrëzinë e tij te mençuria e Krishtit; zemra e tij e frikësuar, shpirti i tij i ndrojtur, gjendjen e tij të shqetësuar, mendja e tij dyshuese, provat e tij të paqarta, vullnetin e tij rebelues, kryqin e tij të dhimbshëm – rastin e tij të veçantë, i çfarëdo natyre që të jetë – në udhën e besimit, në ushtrimin e besimin të thjeshtë, ai shkon me të tek Jezusi dhe si një enë boshe varet mbi atë “gozhdë të fiksuar në një vend të sigurt”, në Eliakimin e lavdishëm mbi të cilin është varur “gjithë lavdinë e shtëpisë së Atit të Tij, pasardhja dhe rrjedha, të gjitha enët e vogla, nga enët dhe kupat deri te shtambat dhe brokat”. Kështu edhe besimtari më i dobët, edhe ai më i sulmuari, më i sprovuari, më i tunduari me dhimbje, mund ta shtrijë Goliathin e tij të vdekur te këmbët e tij, me një besim të thjeshtë që kapet pas plotësisë që është në Krishtin Jezus. Oh, sa i fuqishëm është besimtari që, në mosbesim të thellë ndaj fuqisë së tij, duke hedhur tej çdo frymë vetë-varësisë, shikon thjesht dhe plotësisht në Jezusin, dhe shkon për ta përballur armikun e tij, vetëm duke qenë “i fortë në fuqinë e Krishtit”.


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*