6 Maj – Octavius Winslow

“Ju vraponit bukur; kush ju ka penguar që të mos i bindeni së vërtetës?” Galatasve‬ ‭5:7

Apostulli Pal është i shkathët për të dalluar dhe besnik për të qortuar çdo rënie në besim dhe çdo shkujdesje në praktikën e kishave të hershme, zbuloi tek kisha e Galacisë një largim nga pastërtia e të vërtetës rrjedhoja e së cilës mungesa e kujdesit në ecjen e tyre. I trishtuar prej këtij zbulimi, ai u drejtoi një letër besnike dhe të dashur, e cila shprehte habinë dhe dhimbjen e tij, dhe u propozonte një pyetje solemne dhe zhbiruese. Ai u shkruan “Çuditëm që kaluat kaq shpejt nga ai që ju thirri ju me anë të hirit të Krishtit, në një ungjill tjetër. Kurse tani, mbasi njohët Perëndinë, më mirë të them se u njohët prej Perëndisë, vallë si ktheheni përsëri te elementet e dobët dhe të varfër, tek të cilët doni përsëri t’u nënshtroheni? Kam frikë se mos jam munduar më kot për ju. Cili ishte, pra, gëzimi juaj? Ju vraponit bukur; kush ju ka penguar?” Lexuesit që është i vetëdijshëm për dobësimet në shpirtin e tij, i sugjerojmë të njëjtën pyetje të butë dhe zhbiruese. Ju vraponit mirë, kush ju ka penguar? Çfarë guri pengese ta ka zënë rrugën? Çfarë e ka penguar përparimin tënd? Çfarë e ka dobësuar besimin tuaj? Çfarë e ka ftohur dashurinë tuaj? Çfarë e ka larguar zemrën tënde nga Jezusi dhe të ka joshur të shkosh pas elementeve të dobëta dhe të varfra të botës? Ti pate një fillim të mirë; për një farë kohe vrapove bukur; zelli, dashuria dhe përulësia jote dëshmuan për një jetë të dobishme, për një garë të lavdishme, dhe për një konkurim të suksesshëm për ta fituar çmimin; por diçka të ka penguar. Çfarë është ajo gjë? Mos është bota, dashuria e krijesës, lakmia, ambicia, mëkati mendjelehtë, korrupsioni që nuk është dënuar me vdekje, majaja e vjetër që nuk është hequr tej? Hetoje. Mos u preh gjersa ta zbulosh. Rënia jote është e fshehtë, ndoshta shkaku është i fshehtë – ndonjë detyrë frymërore që është neglizhuar në fshehtësi, apo ndonjë mëkat të cilin e ke lejuar në fshehtësi. Hetoje, dhe nxirre në dritë.

Kjo duhet të jetë shkak i mjaftueshëm meqë ka sjellë efekte kaq serioze. Nuk je ashtu sikurse ishe dikur. Shpirti yt ka humbur terren; jeta hyjnore është dobësuar; fryti i Frymës është fishkur; zemra e ka humbur butësinë e saj, ndërgjegja e ka humbur ndjeshmërinë e saj, mendja e ka humbur përulësinë e vet, froni i hirit e ka humbur ëmbëlsinë e tij dhe kryqi i Jezusi e ka humbur tërheqjen e tij. Oh sa i trishtueshëm që është ndryshimi që ka ndodhur tek ju! A nuk je i vetëdijshëm për këtë ndryshim në shpirtin tënd? Ku është bekimi për të cilin flisje dikur? Ku janë shkëlqimi i fytyrës së Atit të pajtuar? Ku janë momentet e çmura që kalove para kryqit? Ku janë kohët e shenjtëruara të bashkësisë në dhomëzën tënde, vetëm me Perëndinë? Ku është zëri i kumrisë, ku janë këngët e zogjve, ku janë kullotat e gjelbra në të cilat u ushqeve, ku janë ujërat e qeta në brigjet e të cilave u çlodhe? A kanë humbur të gjitha? Mos ka rënë dimri në shpirtin tënd? Ah! Po; shpirti yt po e ndjen që largimi nga Perëndia i gjallë është gjë e ligë dhe e hidhur.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*