7 Nentor – Octavius Winslow

7 Nëntor

“Perëndia nuk e hodhi poshtë popullin e vet, të cilin e njohu që përpara.” Romakëve 11:2

Në këtë vend termi “paranjohu” ka një kuptim të veçantë dhe shumë të qartë. Në zbatimin e tij më të gjerë dhe më të përgjitshëm duhet të konsiderohet që i referohet jo thjesht paradijes së Perëndisë, por në mënyrë më të veçantë paravendosjes së Perëndisë. Që Perëndia të paranjohë në kuptimin strikt të frazës do të thotë që Perëndia të paracaktojë. Nuk ka hamendësime, supozime apo pasiguri me Perëndinë për sa i përket të ardhmes. Ai jo vetëm që di gjithçka, por Ai ka vendosur, ka caktuar dhe ka urdhëruar “të gjitha gjërat sipas këshillës së vullnetit të Tij.” Në këtë pikëpamje nuk ekziston asnjë krijesë, nuk ndodh asnjë ngjarje e cila të mos ishte aq reale dhe e prekshme për mendjen Hyjnore që nga përjetësia sikurse është edhe në këtë çast. Në të vërtetë, duket sikur me Perëndinë nuk ka të ardhme.

Për një Qenie të Perjetshme nuk mund të ketë asnjë gjë të mundshme në tejshikimin e Tij. Duhet të ketë një përjetësi perceptimi, caktimi dhe pranie; dhe tipari më i pushtetshëm i karakterit të Tij – ai që i përcjell një mendjeje të fundme konceptimin më të gjallë të madhërisë dhe madhështisë së Tij – është njëkohshmëria e të gjithë vazhdimësisë dhe larmisë së ngjarjeve të syrin e Tij. “Por atij nuk i gjendet shoku, kush, pra, mund ta ndryshojë? Atë që do, ai e bën.” Por fjala “paranjohje,” sikurse shfaqet në tekst i shton kësaj një domethënie tjetër më të saktë dhe më të çmuar për shenjtorët. Paranjohja për të cilën flitet këtu është e kufizuar në një grup të caktuar njerëzish për të cilët thuhet që do të “përshtaten me shëmbëlltyrën e Birit të Perëndisë.” Me të vërtetë kjo nuk mund të thuhet për të gjitha krijesat.

Prandaj, ky term hamendëson një njohje të veçantë dhe domethënëse. Ajo përfshin dashurinë e përjetshme të Perëndisë dhe zgjedhjen e Tij të lirë të popullit të Tij në mënyrë që ata të jenë thesari i tij i veçantë dhe i zgjedhur. Një shembul të kësaj e gjejmë në këtë varg, “Perëndia nuk e hodhi poshtë popullin e vet, të cilin e njohu që përpara.” Këtu fjala shpreh dy idetë e dashurisë dhe zgjedhjes. Sërish, “të paranjohur përpara krijimit të botës, por të shfaqur kohët e fundit për ju.” “Ai, pra, sipas këshillit të caktuar dhe të paranjohur të Perëndisë.” Prandaj, është e qartë që kemi të drejtë kur e interpretojmë frazën si diçka që shpreh zgjedhjen e veçantë të Perëndisë si dhe zgjedhjen e Tij inteligjente për kishën e Tij – për popullin e Tij të veçantë. Kjo është një paranjohje zgjedhjeje – dashurie – hiri dhe besnikërie të përjetshme.


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*