Ai erdhi të na bekojë!

7 Dhjetor

prej John Piper

Ai erdhi të na bekojë!

Vetë Moisiu, në fakt, u tha etërve: “Zoti, Perëndia juaj do të ngjallë për ju një profet si unë nga mesi i vëllezërve tuaj; dëgjojeni në të gjitha gjërat që ai do t’ju thotë! Dhe do të ndodhë që kushdo që nuk do ta dëgjojë atë profet, do të shkatërrohet në mes të popullit”. Gjithashtu të gjithë profetët, të gjithë ata që kanë folur qysh nga Samueli e këtej, i kanë shpallur këto ditë. Ju jeni bij të profetëve dhe të besëlidhjes që bëri Perëndia me etërit tanë, duke i thënë Abrahamit: “Dhe në pasardhësit e tu do të bekohen të gjitha kombet e dheut”. Perëndia më së pari, mbasi e ringjalli Birin e tij Jezusin, jua ka dërguar juve që t’ju bekojë, duke larguar secilin nga ju nga paudhësitë e tij ”.

Veprat 3:22-26

Ajo që kjo pjesë na mëson është që Perëndia e solli Jezusin në skenën e historisë për të bekuar popullin e tij. “Dhe në pasardhësit e tu do të bekohen të gjitha kombet e dheut.”

Perëndia i tha Birit të tij në qiell, “Koha është përmbushur; kam premtuar bekim; tani është momenti që ta plotësoj premtimin tim; ti do të jesh i dërguar im i bekimit; dëshiroj që në botë të vijë bekimi; kam shumë për të dhënë; shko tani dhe bekoje popullin tim, bekoji; po bekoji të gjitha familjet e dheut përmes tyre, bekoji, bekoji.”

Këtë gjë mund ta shihni në vargjet 25 dhe 26 ndërsa bekimi i Perëndisë përmendet dy herë. Në vargun 26 thuhet shkoqur që Perëndia e dërgoi Jezusin tek populli i Izraelit për t’i bekuar. Kur thuhet që Perëndia e dërgoi më së pari tek Izraeli, do të thotë që pas kësaj do ta dërgojë bekimin tek të tjerët. Vargu 25 e bën të qartë që ky ishte synimi i Perëndisë në besëlidhjen që bëri me Abrahamin: “Dhe në pasardhësit e tu do të bekohen të gjitha kombet e dheut.” Bekim për Judenjtë dhe pastaj përmes tyre – përmes Mesias Jude – bekime për të gjitha familjet e dheut në të cilët përfshiheni edhe ju.

Prandaj po ju them që Perëndia është duke ardhur drejt jush me bekim gjatë kësaj stine Adventi. Ju gjendeni në vargun 25. Nuk ka rëndësi që kanë kaluar dy mijëvjeçarë. Me Perëndinë një mijë vjet janë si një ditë e vetme (2 Pjetri 3:8). Me Të, është sikur këtë premtim e ka bërë para dy ditësh. Kaq i freskët është bekimi për ju sot. Nëse lëvizni drejt tij me besim do ta merrni bekimin. Ky është qëllimi i Krishtlindjes – bekimi më i madh.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*