Çfarë është Lutja e Zotit?

Pyetja 41

Çfarë është Lutja e Zotit?

Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullneti yt, në tokë si në qiell. Bukën tonë të përditshme na e jep sot. Dhe na i fal fajet tona, siç ua falim edhe ne fajtorëve tanë. Dhe mos lejo të biem në tundim, por na shpëto nga i ligu, sepse jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia përjetë. Amen

Ju, pra, lutuni kështu: “Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt…”

Mateu 6:9

Komentim

A ndihesh i dobët dhe i frikësuar? A dyshon nëse Perëndia të ka dëgjuar për shkak se je mëkatar? Atëherë mbahu fort pas fjalës dhe thuaj: Edhe pse jam një mëkatar i padenjë megjithatë kam urdhërin e Perëndisë që më thotë të lutem, kam premtimin e tij që ai ka për të më dëgjuar me hir, jo për shkak të denjësisë time por për hir të Zotit Krisht. Në këtë mënyrë mund të dëboni mendimet dhe dyshimet dhe me gëzim të gjunjëzoheni dhe të luteni, jo për sa i përket denjësisë apo padenjësisë tuaj por për nevojën tuaj dhe për fjalën e tij mbi të cilën Ai të thotë që të mbështetesh; në mënyrë të veçantë për shkak se Ai e ka vendosur fjalën para teje, i ka vendosur në gojën tënde fjalët për çfarë dhe si të luteni në mënyrë që me gëzim t’i lartoni këto lutje përmes tij, t’i vendosni ato në prehërin e tij dhe Ai përmes denjësisë së tij t’i çojë përpara Atit. Lutja e Zotit ashtu siç është thënë shpesh është me siguri lutja më e mirë që është shqiptuar ndonjëherë mbi dhe, lutja më e mirë që mund të konceptojë dikush, përderisa Perëndia Atë e dha këtë lutje përmes Birit të tij, e vendosi në buzët e tij, në mënyrë që ne të mos guxojmë të dyshojmë që kjo është jashtëzakonisht e pëlqyeshme për Të. Ai na këshillon që në fillim, si në lidhje me urdhërimin e tij ashtu edhe me premtimin e tij përmes fjalëve: “Ati ynë,” si Ai që e kërkon këtë nderim prej nesh, që t’i kërkojmë Atij, ashtu si fëmija i kërkon të atit. Ai dëshiron që të kemi sigurinë që Ai me shumë gëzim do të na japë atë që kemi nevojë; dhe kjo gjithashtu është pjesë e saj, që ne të mburremi që jemi fëmijët e tij përmes Jezu Krishtit; kështu ne përshtatemi me urdhërimin dhe premtimin e tij dhe në emrin e Zotit Krisht dalim para Tij me siguri të plotë.

Martin Luteri (Martin Luther, 1483–1546). Pastor Protestant Gjerman dhe profesor i teologjisë. Luteri ishte biri i një familjeje minatorësh, që kishte për qëllim të bëhej avokat, por u bë pjesë e rendit monastik. Në 31 Tetor 1517 Luteri gozhdoi Nëntëdhjetë e Pesë Tezat e tij në derën e një kishe në Vitenberg duke i hapur kështu udhë Reformimit. Refuzimi i tij për të hequr dorë nga shkrimet e tij pavarësisht këmbënguljes së Papë Leos X dhe Karlit V rezultoi në shkishërimin e tij. Luteri shkroi shumë vepra, ku përfshihen katekizma e tij e shkurtër dhe ajo e zgjeruar, si dhe predikoi qindra predikime në kisha dhe universitete.

Lutje

Ati ynë që je në qiell
Gjithmonë u shenjtëroftë emri Yt
Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullneti Yt
Prej nesh në tokë siç është tek Ti
Ne të lutemi me përulësi
Na u dhëntë buka jonë
Ditë pas dite.
Na i fal borxhet tona
Ashtu si i falim ne borxhlinjtë tanë
Mos na shtjer në tundim
Por na shpëto nga gracka e ligë
Fuqia dhe mbretëria Ty të takojnë
Dhe ne Ty të adhurojmë
Lavdia Jotja do të jetë
Tani edhe përjetë.

Gjon Bunian (John Bunyan, 1628–1688). I njohur me nofkën kallajxhiu i Elstou, Buniani përjetoi një kthim dramatik në besim dhe u bë një prej predikuesve më të njohur Puritanë. Ndërsa popullariteti i tij u rrit ai u bë gjithnjë e më tepër një shënjestër për shpifje dhe akuza gjëra të cilat më në fund e çuan në burg ku edhe shkroi veprën e tij më të njohur e cila është botuar edhe në gjuhën shqipe Rruga e Shtegtarit në vitin 1678.

New City Catechism was adapted by Timothy Keller and Sam Shammas from the Reformation catechisms. Copyright © 2012 by Redeemer Presbyterian Church.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*