Çfarë kuptimi ka ringjallja e Krishtit për ne?

Pyetja 50

Çfarë kuptimi ka ringjallja e Krishtit për ne?

Krishti triumfoi mbi mëkatin dhe vdekjen duke u ringjallur fizikish, kështu që të gjithë ata që i besojnë atij ringjallen në një jetë të re në këtë botë dhe në jetë të përjetshme në botën e ardhshme. Ashtu si ne do të ringjallemi një ditë edhe kjo botë të do ripërtërihet. Por ata që nuk i besojnë Krishtit do të ringjallen për të shkuar në vuajtjen e përjetshme.

Tashmë, vëllezër, nuk duam që të jeni në mosdije përsa u përket atyre që flenë, që të mos trishtoheni si të tjerët që nuk kanë shpresë. Sepse, po të besojmë se Jezusi vdiq dhe u ringjall, besojmë gjithashtu që Perëndia do të sjellë me të, me anë të Jezusit, ata që kanë fjetur.

1 Thesalonikasve 4:13–14

Komentim

Edhe qytetet më të famshëme në botë, sado madhështore që t’i kenë ndërtesat, përsëri i kanë themelet mbi pluhur, rrugët e tyre janë të pista dhe të ndotura, ato janë ndërtuar që të shkelen me këmbë; por rrugët e qytetit qiellor janë ar i pastër, duken si qelq transparent; themelet e tij janë me gurë të çmuar dhe portat e tij janë prej margaritarësh. Ka shumë parime kundër dashurisë të cilat e bëjnë këtë botë si një det të trazuar. Egoizmi, smira, hakmarrja, xhelozia dhe pasionet e ngjashme me këto e mbajnë jetën mbi tokë në një turbullirë të vazhdueshme. Por, oh çfarë prehjeje që ka në atë botë të cilën Perëndia i paqes dhe dashurisë e ka mbushur me praninë e tij të hirshme, ajo botë në të cilën jeton dhe mbretëron Qengji i Perëndisë duke e mbushur me rrezet më të shkëlqyera dhe më të ëmbla të dashurisë së tij; atje nuk ka asgjë që të shqetëson apo ofendon, nuk duket asnjë qenie apo objekt i cili të mos jetë i rrethuar me një ëmbëlsi dhe dashuri të përsosur… atje nuk ka armiq dhe armiqësi; por ka dashuri të përsosur në çdo zemër dhe tek çdo qenie; atje ka harmoni të përsosur mes gjithë banorëve të tij, askush nuk ka smirë tjetrin, por gjithsecili gëzohet në lumturinë e tjetrit… atje dashuria është gjithmonë reciproke dhe i dhurohet plotësisht tjetrit; atje nuk ka hipokrizi apo mashtrim, por ka sinqeritet dhe thjeshtësi të përsosur; nuk ka tradhti, pabesi, paqëndrueshmëri, apo xhelozi në ndonjë formë… atje nuk ka ndasi opinionesh apo interesash të ndryshme, por të gjithë ata që do të banojnë në atë qytet të dashur dhe të lavdishëm do të jenë të lidhur ngushtë në mënyrë hyjnore, gjithsecili do t’u përkasë të tjerëve, të gjithë do të kënaqen me njëri-tjetrin në pasuri dhe begati të përsosur, në nderim, pa sëmundje, vajtim, përndjekje, brengë apo ndonjë armik që t’i keqtrajtojë; nuk do të ketë ngatërrestarë që të krijojnë xhelozi apo keqkuptime, ose ta prshin paqen e përsosur, të shenjtë dhe të bekuar që mbretëron në qiell!

Xhonatan Eduards (Jonathan Edwards, 1703–1758). Predikues Amerikan i epokës koloniale, teolog dhe filozof. Eduards u bë pastor i kishës së tij në Northampton, Masaçusets në vitin 1726. Ai është bërë i famshëm për predikimin e tij “Mëkatarë në duart e një Perëndie të zemëruar” si dhe për librat e tij Qëllimi për të Cilin Perëndia e Krijoi Botën dhe Trajtim i Ndjenjave Fetare. Eduards vdiq nga vaksinimi kundër lisë pak pasi kishte marrë presidencën e Kolegjit të Nju Xhersit (që më vonë u bë Universiteti Princton).

Lutje

O Perëndi i Gjithfuqishëm bëj që përderisa tashmë kemi hyrë me shpresë në pragun e trashëgimisë tonë të përjetshme dhe e dimë që në qiell ka një vend të përgatitur për ne pasi Krishti ka hyrë atje, i cili është kreu ynë dhe fryti i parë i shpëtimit tonë: bëj që të vazhdojmë të ecim gjithnjë e më tepër në shtegun e thirrjes tënde të shenjtë gjersa ta arrijmë synimin dhe kështu të kënaqemi me atë lavdi të përjetshme për të cilën Ti na ofron një shije qysh këtu në këtë botë, përmes po atij Krishti Zotit tonë. Amen.

Xhon Kalvin (John Calvin, 1509-1564). Teolog, administrator, pastor. Kalvini lindi në Francë në një familje strikte Katolike. Ai punoi në Gjenevë pjesën më të madhe të jetës së tij dhe organizoi kishën e Reformuar. Kalvini shkroi Institutet e Fesë së Krishterë (nga edhe është shkëputur ky citim), Katekizmën e Gjenevës si dhe shumë komentarë mbi Shkrimet.

New City Catechism was adapted by Timothy Keller and Sam Shammas from the Reformation catechisms. Copyright © 2012 by Redeemer Presbyterian Church.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*