Çfarë na kërkon Perëndia në urdhërimin e katërt dhe të pestë?

Pyetja 10

Çfarë na kërkon Perëndia në urdhërimin e katërt dhe të pestë?

Së katërti, në ditën e Sabatit të kalojmë kohë private dhe publike për të adhuruar Perëndinë, të çlodhemi nga punët e zakonshme, t’i shërbejmë Zotit dhe të tjerëve dhe në këtë mënyrë të presim Sabatin e përjetshëm. Së pesti, të duam dhe nderojmë babain dhe nënën tonë duke iu nënshtruar drejtimit dhe disiplinës së tyre të perëndishme.

Secili prej jush të respektojë nënën dhe atin e tij, po kështu të respektojë të shtunat e mia. Unë jam Zoti Perëndia juaj.

Levitiku 19:3

Komentim

Fjala e Perëndisë na i urdhëron këto gjëra kundër prirjes tonë të natyrshme. Ajo të thotë, ‘Perëndia yt është një i vetëm’ (LiP), adhuro vetëm një Perëndi. Ajo që dëshiron ti është të lësh mënjanë të vetmin Perëndi…Të është thënë që ta respektosh Sabatin në një mënyrë frymërore, duke shpresuar prehjen e ardhshme të cilën ta ka premtuar Zoti… Arsyeja pse duhet të çlodhesh nuk është që të punosh, por duhet të punosh në mënyrë që të çlodhesh. Të është thënë, ‘Ndero atin tënd dhe nënën tënde’ (Eksodi 20:12). Kurse t’i i fyen prindërit e tu, gjë të cilën është e sigurt që nuk do ta dëshirosh prej fëmijëve të tu.

Në Frymën e Shenjtë, domethënë në dhuratën e Perëndisë, na është premtuar një prehje e përjetshme. Për këtë gjë tashmë e kemi marrë kaparin. Këtë na thotë apostulli, “i cili edhe na vulosi dhe na dha kaparin e Frymës” (2 Korintasve 1:22). Nëse kemi marrë kaparin që të kemi paqe në Zotin dhe Perëndinë tonë… në gjithashtu do jemi në paqe përgjithmonë në atë prej të cilit e kemi marrë këtë kapar. Kjo ka për të qenë sabati i sabatëve… Prandaj urdhërimin për Sabatin duhet ta marrim në një mënyrë frymërore. Perëndia e shenjtëroi ditën e shtatë kur bëri gjithë veprat e tij, ashtu si e lexojmë tek Zanafilla. Perëndia u çlodh nga të gjitha veprat e tij (Zanafilla 2:2-3). Kjo nuk ishte për shkak se Perëndia ishte i lodhur prandaj thuhet që Perëndia u çlodh nga punët e tij, por ajo fjalë përmban një premtim prehjeje për ju ndërsa vazhdoni të punoni. Perëndia u çlodh, për t’iu lënë të kuptoni që edhe ju do të çlodheni… madje me një çlodhje të pafundme.

Ndero atin dhe nënën tënde (Eksodi 20:12). Herën e parë që hapni sytë në këtë botë shihni prindërit tuaj. Nëse dikush nuk nderon prindërit e tij, a ka ndonjë person të cilin mund ta kursejë? Ndryshoni udhët tuaja. Ju që dikur donit botën, doni Perëndinë. Ju dikur donit kotësitë e paudhësisë, donit kënaqësitë kalimtare dhe të përkohshme, duani të afërmit tuaj.

Augustini i Hipos (354-430). Augustini ishte peshkopi i Hipos, një koloni Romake në Afrikën e Veriut. Ai ishte filozof, teolog dhe konsiderohet shenjtor dhe Doktor i Kishës si nga Kisha Katolike ashtu dhe nga Bashkësia Anglikane. Ai shkroi një libër për kthimin e tij në besim të cilin e titulloi ‘Rrëfimet’. Kjo është vepra e tij më e njohur, por në të njëjtë kohë Augustini është një prej autorëve Latinë më të frytshëm për sa i përket veprave që i kanë mbijetuar kohës me qindra tituj të veçantë (vepra apologjetike, tekste për doktrinën e krishterë, dhe komentarë) dhe më shumë se 350 predikime të ruajtura deri më sot.

Lutje

Me Krishtin asgjë nuk është e pamundur. Ai mund të zbusë zemrat që duken aq të ashpra sa guri i mokrës. Ai mund ta përkulë vullnetin kokëfortë pas shumë vitesh kënaqjeje të vetes me mëkatin dhe botën. Ai mund të krijojë, transformojë, ripërtërijë, të shkatërrojë, të ndërtojë dhe të sjellë në jetë me një fuqi të pa rezistueshme. Le të mbahemi fort pas kësaj të vërtete të bekuar dhe të mos e lëmë kurrë. Le të lutemi për kuptimin e duhur për ligjin e Sabatit. Le ta mbajmë këtë ditë të shenjtë dhe t’ia kushtojmë Perëndisë.

Xhon Çarls Rajl (John Charles Ryle, 1816–1900). Rajl ishte peshkopi i parë Anglikan i Liverpulit. Emërtimi i Rajlit u bë me rekomandimin e Kryeministrit Benjamin Disraeli. Përveçse ishte shkrimtar dhe pastor, Rajl ishte edhe sportist për lundrimin me rrema dhe luajti kriket për Universitetin e Oksfordit. Ai ishte përgjegjës për ndërtimin e mbi dyzetë kishave.

New City Catechism was adapted by Timothy Keller and Sam Shammas from the Reformation catechisms. Copyright © 2012 by Redeemer Presbyterian Church.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*