Cili është ligji i Perëndisë i deklaruar në Dhjetë Urdhërimet?

Pyetja 8

Cili është ligji i Perëndisë i deklaruar në Dhjetë Urdhërimet?

Nuk do të kesh asnjë perëndi tjetër përveç meje. Nuk do të bësh për veten tënde asnjë idhull në formën e ndonjë gjëje lart në qiell, mbi tokë apo nën tokë, ose në ujëra – nuk do të biesh përmbysë para tyre dhe nuk do t’i adhurosh. Nuk do ta keqpërdorësh emrin e ZOTIT Perëndisë tënd. Mbaje mend ditën e Sabatit dhe shenjtëroje. Ndero atin tënd dhe nënën tënde. Nuk do të vrasësh. Nuk do të shkelësh besnikërinë bashkëshortore. Nuk do të vjedhësh. Nuk do të japësh dëshmi të rreme. Nuk do të lakmosh.

Nuk do të kesh perëndi të tjetër para meje.
Eksodi 20:3 & Ligji i Përtërirë 5:7

Komentim

Veç meje s’do kesh Perëndi
Një Imazhi në gjunjë mos i bjer
Emrin e Perëndisë kot mos e përdor
Sabatin e tij mos e përdhos
Babë e nënë do të nderosh
Mos vrit, madje mos ta mendosh
Me kurvërim ti mos u ndot
Mos vidh – dhe pse thellë në varfëri
Dëshmi të rreme mos jep ti
Për gjërat e fqinjit mos ki lakmi.

Rreziku nuk qëndron vetëm në thyerjen e një apo dy prej këtyre dhjetë urdhërimeve, por në fakt në shkeljen e secilit prej tyre. Siç mund ta dini, kur një mbret jep dhjetë urdhëra të caktuara të cilave shtetasit e tij t’ju binden ndryshe ekzekutohen me vdekje, nëse dikush shkel qoftë edhe një prej këtyre të dhjetave, atëherë ka kryer tradhëti, është njëlloj sikur t’i kishte thyer të dhjeta dhe është i dënuar të vuajë ndëshkimin e ligjit njëlloj sikur ta kishte thyer secilin prej tyre. Këto gjëra janë shumë të qarta përsa i përket ligjit të Perëndisë, për shkak se ai është një besëlidhje e veprave. Nëse dikush zbaton nëntë prej tyre por shkel vetëm një, kjo shkelje e vetme është e sigurt që do ta shkatërrojë dhe do ta përzërë nga gëzimet e qiellit sikur në fakt t’i kishte shkelur që të gjitha. Edhe sikur ta përmbushni këtë besëlidhje të ligjit, madje të gjithën, për një kohë të gjatë, dhjetë, njëzetë, pesëdhjetë apo shtatëdhjetë e pesë vjet, në qoftë se gabon edhe një herë të vetme dhe e shkel një prej këtyre urdhërimeve para se të vdesësh në bazë të asaj besëlidhjeje je i humbur.

Miqtë e mi, ju duhet të kuptoni që ata që janë nën besëlidhjen e hirit do të shpëtohen prej saj me po atë siguri që ata që janë nën besëlidhjen e ligjit do dënohen prej saj, nëse vazhdojnë në to. Sërish, duhet të kuptoni që ky ligj nuk dënon vetëm fjalët dhe veprimet, por ka autoritet të dënojë edhe mendimet e liga më të fshehta të zemrës, prandaj nëse nuk thua ndonjë fjalë të ligë, si mallkim, gënjeshtër, sharje apo shpifje, apo çdo fjalë tjetër që nxit apo shijon mëkatin, por nëse lejon qoftë edhe një medim të kotë në zemrën tënde, një të vetëm në jetën tënde, ligji e kap, të akuzon dhe të dënon edhe për një gjë të tillë. Prandaj ashtu si pjesa tjetër e urdhërimeve, nëse ka qoftë edhe një mendim të lig në zemrën tënde, kundër Perëndisë, kundër njerëzve të tjerë, edhe pse ti mund të mos e dallosh, gjithsesi ligji të kap, dhe me autoritetin e vet të arreston, të dënon dhe të ekzekuton për këtë gjë.

Gjon Bunian (1628–1688). I njohur me nofkën kallajxhiu i Elstou, Buniani përjetoi një kthim dramatik në besim dhe u bë një prej predikuesve më të njohur Puritanë. Ndërsa popullariteti i tij u rrit ai u bë gjithnjë e më tepër një shënjestër për shpifje dhe akuza gjëra të cilat më në fund e çuan në burg ku edhe shkroi veprën e tij më të njohur e cila është botuar edhe në gjuhën shqipe Rruga e Shtegëtarit në vitin 1678.

Lutje

Zoti dhe Perëndia im, më ndihmo përmes hirit tënd t’i mësoj dhe t’i kuptoj urdhërimet e tua në mënyrë më të plotë çdo ditë dhe të jetoj sipas tyre… Ruaje zemrën time që të mos bëhem më harraq dhe mosmirënjohës, që kurrë të mos shkoj pas perëndive të tjera, pas ngushëllimeve të tjera mbi dhe, apo tek ndonjë krijesë tjetër, por që të mbahem me të vërtetë vetëm tek Ti, Perëndia im i vetëm. Amen, i dashur Zot Perëndi, Ati im. Amen.

Martin Luteri (1483–1546). Pastor Protestant Gjerman dhe profesor i teologjisë. Luteri ishte biri i një familjeje minatorësh, që kishte për qëllim të bëhej avokat, por u bë pjesë e rendit monastik. Në 31 Tetor 1517 Luteri gozhdoi Nëntëdhjetë e Pesë Tezat e tij në derën e një kishe në Vitenberg duke i hapur kështu udhë Reformimit. Refuzimi i tij për të hequr dorë nga shkrimet e tij pavarësisht këmbënguljes së Papë Leos X dhe Karlit V rezultoi në çkishërimin e tij. Luteri shkroi shumë vepra, ku përfshihen katekizma e tij e shkurtër dhe ajo e zgjeruar, si dhe predikoi qindra predikime në kisha dhe universitete.

New City Catechism was adapted by Timothy Keller and Sam Shammas from the Reformation catechisms. Copyright © 2012 by Redeemer Presbyterian Church.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*