Çlirimi i premtuar – John MacDuff

“Oh, sa të çmuara janë për mua mendimet e tua, o Perëndi!”

“Duke qenë se ai ka vënë mbi mua dashurinë e tij, unë do ta çliroj dhe do ta çoj lart në vend të sigurt, sepse ai njeh emrin tim.” – Psalmi 91:14

Këtu kemi një plëngprishës që dëshiron dhe pret me padurim mikpritjen e atit – të burgosurin që përleshet t’i këpusë zinxhirët e tij dhe të lirohet – zogun e plagosur që përpëlitet në kurth, dhe që psherëtin duke lëshuar klithmën vajtuse, “Oh sikur të kisha mundësi të fluturoja larg dhe të gjeja prehje!”

“Unë do ta çliroj,” është mendimi i hirshëm dhe deklarata e një Perëndie të padukshëm por të hirshëm. “Jo, jo vetëm që do ta çliroj – do ta shpëtoj nga zemërimi dhe dënimi – por gjithashtu ‘do ta çoj lart’ – do t’i jap ndere të mëdha – do ta birësoj si fëmijën Tim, dhe përfundimisht do ta përlëvdoj!”

Me të vërtetë, më shpesh Ai na çliron pavarësisht dhe pa iu referuar ndonjë dashurie pararendëse nga ana jonë. “Sepse dhuratat dhe thirrja e Perëndisë janë të pakthyeshme.” Hiri i Tij shpesh triumfon në rastin e atyre që nuk kanë hedhur qoftë dhe një vështrim dashurie drejt Tij – Ai “ngre lart” ata për të cilët emri i Tij ka qenë i panjohur gjithë jetën e tyre. Megjithatë, kujtdo që mund të jetë duke e kërkuar Atë, nëse kanë lumturinë që ta gjejnë – atyre që i ndiejnë zinxhirët e tyre, dhe që presin për çlirim – ata që përshkak të mëkatit që kanë kryer apo detyrës që nuk kanë plotësuar, mund të jetën në errësirë frymërore, duke klithur, në hidhësinë e përhumbjes së tyre, “Ah, sikur të dija ku ta gjeja, që të mund të arrija deri në fronin e tij!” – për të tillë është mendim inkurajues – që ata e kanë premtimin e Tij për çlirim.

Besimtari në Këngën e Solomonit, lidhet në mënyrë të bkur me një pëllumb në të çarat e shkëmbinjve. Endacaku i brishtë, i dobët dhe që dridhet mikpritet në të çarat e Shkëmbit të Epokave. Ai mund t’i palosë krahët e tij të lodhur nën hijen e të Plotfuqishmit; ai mund të gjejë prehje dhe paqe në vetë Qenien që ai ka ofenduar. Po, dëgjoi t’i o i frikësuar, Ai po pret të tregohet i hirshëm. Nëse tani po hidhni një vështrim të dashur, të zellshëm dhe me dëshirë drejt Perëndisë tuaj – nëse po ruani një ëndje të ëmbël për favorin e Tij, “Ai ka për t’ju çliruar.” Kjo ka për të qenë dëshmia jote, sikurse ka qenë edhe për shumë të tjerë, “Unë kam pritur me ngulm dhe me durim Zotin, dhe ai u përkul mbi mua dhe dëgjoi britmën time. Më nxorri jashtë një grope shkatërrimi, nga balta e moçalit, i vendosi këmbët e mia mbi një shkëmb dhe i ka bërë të qëndrueshme hapat e mia.”

“Çfarë më lidh më me idhujt?” ishte vendimi i prerë i Efraimit të penduar, kur u shkëput nga të gjitha lidhjet e mëkatshme, nga të gjithë konkurrentët për fronin e ndjenjave të tij, ai e ktheu fytyrën drejt Perëndisë së tij. “Unë do ta kënaq dhe do të kujdesem për të.” thotë Qenia e madhe që i pa lotët e të penduarit, që numëroi ngashërimet e shpiritit të tij vajtues. Ai shton sigurinë e forcës dhe hirit mbështetës, “fryti yt vjen te unë.”

A e “njoh emrin e Tij?” A po njihem me Perëndinë, a jam tani në paqe? A e ndiej që dashamirësia e Tij është më e mirë se vetë jeta? Në mes të rrënimit të cisternave të natyrës – a po kthehem me zell dhe dëshirë tek burimi i pafundmë dhe që më kënaq plotësisht, ashtu sikurse drenusha që kërkon rrëketë e ujit? Të gjitha objektet e dashurisë dhe kënaqësisë tokësore humbasin. Por “emri i Zotit është një kala e fortë – i drejti vrapon dhe gjen strehë në të.” “I madh është bekimi,” thotë dikush që e njihte mirë atë Emër, “që spiranca e dashurisë tonë është kapur palëkundshëm poshtë kryqit të Krishtit! Zinxhiri i argjendtë i jetës mund të këputet në një moment; por vetë jeta ime është fshehur përgjithmonë në të çarën e Shkëmbit!” “Dhe ata që e njohin emrin tënd do të kenë besim te ti, sepse ti, o Zot, nuk i braktis ata që të kërkojnë.”


“Thoughts of God” by John MacDuff

Përkthimi nga www.fjaletejetes.com

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të përfshihet linku i postimit origjinal nga faqja jonë!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*