Jetë dhe vdekje në Krishtlindje!

15 Dhjetor

Vjedhësi nuk vjen veçse për të vjedhur, për të vrarë e për të shkatërruar; por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk.” – Gjoni 10:10

Ndërsa isha gati të filloja këtë përkushtim, dëgjova që Marion Njustram sapo kishte vdekur. Ajo dhe bashkëshroti i saj Elmer kanë qenë pjesë e Kishës Baptiste Betlehem më gjatë se mosha e shumë prej anëtarëve tanë. Marion ishte 87 vjeç. Ata kanë qenë të martuar për 64 vjet.

Kur fola me Elmerin dhe i thashtë që doja të ishte i fortë në Zotin dhe të mos ligështohej me jetën, ai më tha, “Ai ka qenë një mik i vërtetë.” Lutem që të gjithë të krishterët të mund të thonë në fund të jetës së tyre, “Krishti ka qenë një mik i vërtetë.” Çdo stinë Krishtlindjeje kujtoj vdekjen e nënës time. Jeta e saj u ndërpre kur ishte 56 vjeç në një aksident me autobuz në Izrael. Ishte 16 Dhjetor 1974. Ato ngjarje janë jashtëzakonisht reale për mua edhe sot. Nëse e leshoj veten fare lehtë mund të përlotem – për shembull, kur mendoj që djemtë e mi nuk e njohën kurrë gjyshen e tyre. Varimi i nënës ishte një ditë pas Krishtlindjes. Oh sa Krishtlindje e çmuar që ishte!

Shumë prej jush e ndjeni humbjen këtë Krishtlindje më therrëse se më parë. Mos i rezistoni. Lëreni të vijë. Ndjejeni. Përse është dashuria nëse jo për të intensifikuar ndjenjat tona – si në jetë ashtu dhe vdekje? Por, oh, mos u hidhëroni. Të jesh i hidhëruar është vetëshkatërrim tragjik.

Jezusi erdhi në Krishtlindje në mënyrë që të kemi jetën e përjetshme. “unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk” (Gjoni 10:10). Elmer dhe Marion kishin diskutuar ku do t’i kalonin vitet e tyre të fundit. Elmeri tha, “Marion dhe unë ramë dakord që shtëpia jonë përfundimtare do ishte me Zotin.”

A ndihemi të përmalluar për shtëpinë? Me rastin e festave më vijnë familjarë për vizitë. Kjo më bën të ndihem mirë. Mendoj që arsyeja themelore për faktin pse ndihemi mirë është që ata dhe unë në thellësi të qënies tonë jemi destinuar për një mbërritje përfundimtare në Shtëpi. Të gjitha bledhjet e tjera në shtëpi janë thjesht parashijime dhe si të tilla janë të mira nëse nuk zëvendësojnë atë finalen. Mos i lejoni gjithë gjërat e ëmbla të kësaj stine të zëvendësojnë Ëmbëlsinë e madhe përfundimtare dhe plotësisht të kënaqshme. Lejoni që çdo humbje dhe çdo kënaqësi ta përmallojë zemrën tuaj për qiellin.

Krishtlindja. Çfarë tjetër është ajo veçse: Unë kam ardhur që të kenë jetën. Që Marion Njustram, Ruth Pajpër, ju dhe unë të kemi Jetë, tani e përjetë.

Bëjeni të Tashmen tuaj më të pasur dhe më të thellë këtë Krishtlindje duke pirë nga burimi i Përjetësisë. Përjetësia është shumë afër.

© Desiring God

Leje: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe të mos merrni asnjë pagesë përveç kostos së riprodhimit. Për postimet në internet, preferohet të bëhet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit. Çdo përjashtim ndaj lejes së mësipërme duhet të aprovohet prej shërbesës Desiring God.

By John Piper. © Desiring God. Website: desiringGod.org

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*