Kërko më së pari Mbretërinë e Perëndisë!

Mateu 6:33

“Por para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto gjëra do t’ju shtohen.”

Të gjitha këto gjëra do t’ju shtohen. Ky është pothuaj fundi i një paragrafi që filloi në vargun 25, ku na tha, “mos u shqetëso se çfarë do të hash, çfarë do të pish apo çfarë do të veshësh.” Prandaj është e qartë që “të gjitha gjërat” përfshin, të kesh mjaftueshëm ushqim, të kesh mjaftueshëm pije, të kesh një çati mbi kokë dhe rroba në trup.

Arsyeja pse Jezusi do që të ndihemi kështu domethënë të mos kemi shqetësim, për gjërat që kemi nevojë, është për shkak se kemi një At në qiell. Ai thotë shihni zogjtë, Ati juaj i ushqen, a nuk vleni ju më tepër se zogjtë? Shihni zambakët të cilët Ati juaj i vesh, më lavdishëm se vetë Solomoni, sigurisht që Ati do t’iu veshë edhe ju. Nuk duhet të jeni si paganët, që nuk e njohin Perëndinë dhe janë të shqetësuar gjithë kohën për këto gjëra. Ati thotë, nuk dua që fëmijët e mi të shqetësohen, prandaj është e qartë që ky premtim, “të gjitha këto gjëra do t’ju shtohen” është pjesë e atij rgumenti, le të mos shqetësohemi, për ato që kemi nevojë.

Ja ku qëndron problemi i madh, a furnizohen gjithmonë fëmijët e Perëndisë, mjaftueshëm për të vazhduar jetën? Jo! Jo gjithmonë! Jezusi e tha shkoqur, “disa prej jush do t’i vrasin, disa prej jush do t’i futin në burg.” Pali tha, “a do të mundet uria, a të zhveshurit të na ndajë nga dashuria e Perëndisë?”

Kjo do të thotë që do ketë raste mungese ushqimi, mungese veshjeje. Çfarë do të thotë atëherë që “të gjitha këto gjëra do t’ju sigurohen?” Mendoj që do të thotë, “gjithçka që ke nevojë, pija, ushqimi, shtëpia, transporti, arsimimi, paraja, shëndeti që ke nevojë do të jenë të tuat në mënyrë që të bësh vullnetin Tim. Në mënyrë që të përlëvdosh emrin Tim. Nuk do të kërkoj kurrë që të më përlëvdosh në ndonjë mënyrë për të cilën të mos të të furnizoj, Unë do të të jap gjithë sa ke nevojë në mënyrë që të jetosh nën sundimin Tim mbretëror. Kërko mbretërinë dhe drejtësinë Time, jeto nën sundimin Tim, jeto në drejtësinë Time, dhe Unë do të plotësoj çdo nevojë që ke në mënyrë që të jesh i suksesshëm në bërjen e vullnetit Tim.

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe të mos merrni asnjë pagesë përveç kostos së riprodhimit. Për postimet në internet, preferohet të bëhet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*