Ki besim tek Zoti me gjithë zemër!

Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua.

Fjalët e Urta 3:5-6

Ky varg ka të ngjarë të jetë ai të cilin mamaja ma shkruante më shpesh kur isha në universitet . Ajo madje as nuk e shkruante të plotë por thjesht vendoste Fjalët e Urta 3:5-6 . Mendoj që e bënte këtë për shkak se synimi kryesor i këtyre vargjeve është që të ecim në një shteg të drejtë! Do të thotë që ajo nuk dëshironte që unë, unë nuk dëshiroj që ju , dhe Perëndia nuk dëshiron që ne të dalim prej shtegut të drejtë në mosbindje apo në një jetë të çuar dëm, apo çfarëdo gjëje që do ta ç’nderojë Atë! Ky është synimi, që shtegu juaj të jetë i drejtë. Drejt bindjes, drejt gëzimit të përjetshëm drejt një jete që e nderon Perëndinë!

Aty thuhet që ka tre hapa për ta arritur këtë gjë! Hapi i parë, “ki besim tek Zoti me gjithë zemër”! Prandaj mbështetu në premtimet e Perëndisë hap pas hapi në jetën tënde. Bëje jetën tënde moment pas momenti një ecje me besim tek një Perëndi i mirë, i shenjtë, i dashur që siguron gjithçka dhe të kënaq plotësisht!

Hapi i dytë, “mos u mbështet në gjykimin tënd.” Që mendoj se është një zgjedhje e ndërgjegjshme për të mos u mbështetur tek vetja. Thuaji vetes, “Nuk je mjaft i aftë! Thuaji trurit, “Nuk ke mjaft urtësi!” Duhet ta braktisësh mbështetjen tek vetja! Sigurisht që kjo nuk do të thotë që të mos mendosh apo planifikosh thjesht do të thotë që të mos mbështetesh tek këto gjëra! “Kali është gati për ditën e betejës, por fitorja i takon Zotit!” Prandaj edhe në mes të planifikimit dhe mendimit tonë ndërsa përdorim mendjen tonë jemi duke u mbështetur në diçka tjetër! Nuk po mbështetmi në burimet tona!

Dhe hapi i tretë është, “pranoje në të gjitha rrugët e tua.” Në Hebraisht thuhet, “njihe Atë në të gjitha rrugët e tua.” Prandaj në çdo kthesë, në çdo zgjedhje të re që duhet të bësh në çdo bisedë të re që të gjendesh po dërgon një mesazh, “Perëndi, të pranoj këtu, e di që je këtu, të ftoj në këtë situatë Ti vendos këtu, kam nevojë për Ty në këtë situatë!

Nëse i ndjekim këto hapa, nëse i besojmë Atij nëse heqim dorë nga të mbështeturit tek vetja nëse e ftojmë Atë në çdo situatë Ai do t’i drejtojë shtigjet tona! Do na ruajë që të mos e çojmë jetën dëm! Do na ruajë nga shkatërrimi i vetes të tjerëve në shtegun e mëkatit dhe do të na çojë tek gëzimi i përjetshëm!

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe të mos merrni asnjë pagesë përveç kostos së riprodhimit. Për postimet në internet, preferohet të bëhet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*