Ku është Krishti tani?

Pyetja 49

Ku është Krishti tani?

Krishti u ringjall trupërisht nga vdekja ditën e tretë dhe është ulur në krahun e djathtë të Atit, ai sundon mbi mbretërinë e tij dhe ndërmjetëson për ne, gjersa të kthehet për të gjykuar dhe ripërtërirë gjithë botën.

Sipas veprimit të forcës së fuqisë së tij, të cilën e vuri në veprim në Krishtin, duke e ringjallur prej së vdekurish dhe duke e vënë të ulej në të djathtën e tij në vendet qiellore, përmbi çdo principatë, pushtet, fuqi, zotërim dhe çdo emër që përmendet jo vetëm në këtë epokë, por edhe në atë të ardhme.

Efesianëve 1:19–21

Komentim

Perëndia është “Unë jam ai që jam,”… Krishti është “i njëjtë, dje, sot dhe përjetë”… Nuk mund të thuhet për asnjë krijesë në botë që ishte dje, që do të jetë nesër dhe përjetë. Ne mund të themi për Krishtin, “ai është Alfa dhe Omega, i pari dhe i fundit, ai ishte, është dhe do të vijë” prandaj, ata që themelohen mbi të, që gjejnë lumturinë e tyre në të, ata janë të palëkundshëm si ai; atë që ndërojnë mbi ndonjë themel tjetër humbasin si gjëja mbi të cilën mbështeten. Nuk ka asgjë në botë që të ketë një qenie të tillë, por i nënshtrohet kohës. Vetëm i Krishterë që është në Krishtin, i cili është po aq i palëkundshëm sa dhe Krishti; dhe Krishti s’mund të jetë gjë tjetër veçse asa që është sepse është e domosdoshme që Perëndia të jetë gjithmonë si vetja. Ai është Jahve, “Unë jam, Unë jam” gjatë gjithë kohës; Krishti është Jahve. Prandaj vetëm një e Krishterë ka një themel të palëkundshëm në Krishtin. Çfarë jemi ne pa këtë themel në Krishtin? Çfarë janë të ligjtë? Thjesht byk të cilin e shpërndan era! Ata janë si bari, janë hiçgjë që çohen tej nga çdo erë. Por i Krishteri është një gur, një shkëmb i ndërtuar mbi Krishtin Jezus.

Riçard Sibes (Richard Sibbes, 1577–1635). Teolog Puritan Anglez që në fillim të shekullit të 17-të njihej në Londër si “Doktori Qiellor Sibes.” Ai predikoi në Greis In në Londër dhe në Selinë ‘Master of Kathrin’ në Kembrixh. Vepra e tij më e famshme ishte Kallami i Thyer dhe Kandili që bën tym.

Lutje

O Perëndi, vulose përjetësinë në bebzat e syve të mi!

Xhonatan Eduards (Jonathan Edëards, 1703–1758). Predikues Amerikan i epokës koloniale, teolog dhe filozof. Eduards u bë pastor i kishës së tij në Northampton, Masaçusets në vitin 1726. Ai është bërë i famshëm për predikimin e tij “Mëkatarë në duart e një Perëndie të zemëruar” si dhe për librat e tij Qëllimi për të Cilin Perëndia e Krijoi Botën dhe Trajtim i Ndjenjave Fetare. Eduards vdiq nga vaksinimi kundër lisë pak pasi kishte marrë presidencën e Kolegjit të Nju Xhersit (që më vonë u bë Universiteti Princton).

New City Catechism was adapted by Timothy Keller and Sam Shammas from the Reformation catechisms. Copyright © 2012 by Redeemer Presbyterian Church.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*