Lutje për gjithë botën e njerëzimit të humbur

Zoti Jezus na ka mësuar të lutemi, jo vetëm me por edhe për të tjerët; dhe apostulli Pal na ka nxitur të ofrojmë lutje dhe përgjërime për të gjithë shenjtorët, (Efesianeve 6:18) dhe shumë nga lutjet e tij nëpër letrat që shkroi janë për miqtë e tij. Nuk duhet të mendojmë që kur jemi në këtë pjesë të lutjes mund ta lëmë mënjanë zellin dhe të tregohemi më indiferentë për shkak se kjo gjë nuk na intereson në mënyrë të drejtpërdrejtë; por përkundrazi, le të ndizet një zjarr i shenjtë dashurie, për Perëndinë dhe njeriun, i cili do ta bëjë përkushtimin tonë më të ngrohtë dhe më të gjallë.

Ne duhet të lutemi për gjithë botën e njerëzimit, për botën e humbur; dhe kështu duhet t’i nderojmë të gjithë, (1 Pjetri 2:17) dhe sipas mudnësisë tonë t’u bëjmë të mirën të gjithëve. (Galatasve 6:10).

Ne lutemi sikurse jemi mësuar, për të gjithë njerëzit, duke besuar që kjo është e mirë dhe e pëlqyeshme para Perëndisë Shpëtimtarit tonë, i cili dëshiron që të gjithë njerëzit të shpëtohen dhe të vijnë tek njohja e së vërtetës dhe Jezu Krishtit, (1 Timoteu 2:3-4) i cili e dha veten e tij si shpengim për të gjithë. (1 Timoteu 2:6)

Zot, shikoje me dhembshuri botën e cila gjendet nën pushtetin e të ligut, (1 Gjoni 5:19) bëj që sundimtari i botës, të hidhet jashtë, ai që i ka verbuar mendjet e atyre që nuk besojnë. (2 Korintasve 4:4)

Le të njihet udha jote mbi tokë o Zot, (Psalmi 67:2) bëj që kombet barbare të qytetërohen dhe ata që jetojnë pa Perëndinë në botë të mund të vijnë e t’i shërbejnë Perëndisë së gjallë; (Efesianëve 2:12) dhe kështu, le të bëhet e njohur fuqia jote shpëtuese mes të gjitha kombeve. Le të të lëvdojnë popujt o Perëndi; po, të përlëvdofshin të gjithë popujt; le të ngazëllojnë të gjitha kombet dhe të këndojnë me gëzim, sepse ti i gjykon popujt me paanësi dhe i drejton kombet mbi dhe. (Psalmi 67:2-4)

U zbuloftë shpëtimi dhe drejtësia jote para gjithë kombeve, dhe të gjitha skajet e dheut le ta shohin shpëtimin e Perëndisë. (Psalmi 98:2-3).
O Zot, bëji kombet trashëgimi të Birit tënd, dhe skajet e dheut zotërimet e tij; (Psalmi 2:8) sepse ti ke thënë, “Është tepër pak që ti të jesh shërbëtori im për të lartuar përsëri fiset e Jakobit dhe për të kthyer ata që kanë shpëtuar nga Izraeli”; por ti do ta bësh atë dritë për kombet. (Isaia 49:6).

Bëj që të gjitha mbretëritë e botës të bëhen mbretëri të Zotit dhe të Krishtit të tij. (Zbulesa 11:15).


Burimi: http://www.matthewhenry.org/
Përkthimi
 nga www.fjaletejetes.com

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të përfshihet linku i postimit origjinal nga faqja jonë!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*