Mendim mbi mendim – John MacDuff

“Oh, sa të çmuara janë për mua mendimet e tua, o Perëndi!”

“Por tani kështu thotë Zoti, që të ka krijuar, o Jakob, që të ka formuar, o Izrael: “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua. Kur do të kalosh përmes ujërave unë do të jem me ty, ose do të kalosh lumenjtë, nuk do të të mbytin; kur do të ecësh nëpër zjarr, nuk do të digjesh dhe flaka nuk do të të konsumojë. Sepse unë jam Zoti, Perëndia yt, i Shenjti i Izraelit, Shpëtimtari yt. Kam dhënë Egjiptin si çmim për shpengimin tënd, Etiopinë dhe Seban për ty.” – Isaia 43:1-3

Çfarë biblioteke “mendimesh të çmuara!” Çfarë shpalosje të plotë të zemrës së Perëndisë që përmbajnë këto vargje! Kur i lexojmë, me të vërtetë mund të themi bashkë me Psalmistin, “Të shumta janë mendimet e Tua për ne o Zot Perëndi.” Çdo fjali është një volum më vete! Folësi Hyjnor me të drejtë fillon me fjalët, “Mos ki frikë!” Këto mendime dhe deklarata të dashura na kujtojnë bollëkun e dashurisë prindërore kur një fëmijë gjendet në rrezik apo është i frikësuar, dhe kur miku i tij më i dashur tokësor i jep siguri pas sigurie për t’i qetësuar dhe larguar shqetësimet e tij.

“Unë të kam shpenguar,” duket se është mendimi themelor i ngushëllimit në këtë gjerdan premtimesh shumë të mëdha dhe të çmuara. Asnjë bekim tjetër nuk mund të kishte qenë i yni – nëse ku do kishte qenë ajo “Dashuri Shpenguese.” Ashtu sikurse Krishti është Alfa – Ai është gjithashtu edhe Omega i gjithë ngushëllimit. Për këtë arsye ky regjistrim i privilegjeve frymërore mbyllet me sigurinë, “Unë jam Shpëtimtari yt.” Zinxhiri i varëses së “mendimeve të çmuara” ka këto dy fjalë si mbështetje, “Shpengues,” “Shpëtimtar,” dhe çdo nyje e veçantë në këtë sërë bekimesh është e lidhur me Atë që është “Autori” dhe “Përsosësi” i besimit tonë.

Perëndia me të vërtetë na paralajmëron përmes simboleve të larmishme që përdor në këto vargje, që sprovat e popullit të Tij janë të larmishme në llojin e tyre – si dhe të vështira në intensitetin e tyre: “ujërat,” “lumenjtë,” “zjarret,” “flakët.” Megjithatë ne mund të dalim sipër tyre duke pasur këtë vetëdije sublime që zinxhiri – nga fillimi e deri në fund gjendet në duart e Atij që vdiq për ne.

Për më tepër, këtu ne sigurohemi jo vetëm që Perëndia është Autori i sprovave tona – por gjithashtu që Ai Vetë është në të gjtha ato; që ‘mendimet’ e Tij janë mbi ne ndërsa “kalojmë” përmes ujërave, dhe “ecim” përmes zjarrit. Ai e njeh me hollësi gjithçka që na ndodh ne; dhe është po ashtu në gjendje të na japë ndihmë dhe mbështetje. Të tjerët nuk mund ta bëjnë dot këtë gjë. Në rastin e tyre është sikur të shohin shpërthimin e stuhisë në largësi, apo anijen që lëkundet në det, pa pasur mundësi që t’i jepet mbështetje. Por “Ti e njeh mendimin tim që nga larg. Perëndia nuk është vetëm “streha dhe forca” jonë, por edhe “një ndihmë gjithnjë e gatshme në vështirësi.”

Më tepër se kaq – Ai ka caktuar caqet e sprovave tona. Lumenjtë dhe rrëketë do të të pastrojnë – por nuk kanë për të të mbuluar apo përmbytur! Zjarret do të të rafinojnë – por nuk do të të përcëllojnë apo djegin! Ai interesohet thellësisht për ata për të cilët thotë, “Unë të kam thirrur me emër – ti je i imi!” sa t’i lërë mundimet tona të shkojnë më tej nga sa Ai i konsideron absolutisht të nevojshme. “Mendimet” e Tij nuk janë kurrë më të përqendruara me dashuri tek ne sesa në kohën e vështirësisë. Prania e Tij e dashur e zbut furinë e flakëve më të egra të furrës së rafinimit! “O Zot, Perëndi i ushtrive, kush është i fuqishëm si ti, o Zot? Besnikëria jote të rrethon kudo. Ti e sundon tërbimin e detit; kur valët e tij ngrihen, ti i qetëson.”


“Thoughts of God” by John MacDuff

Përkthimi nga www.fjaletejetes.com

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të përfshihet linku i postimit origjinal nga faqja jonë!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*